Flash News

KRYESORE

Gazetari i video-përgjimit: Sulme mediatike të kordinuara ndaj meje, po merren edhe me jetën private

Gazetari i video-përgjimit: Sulme mediatike të kordinuara ndaj meje,

Ditën e sotme në emisionin radiofonik “Sokol Balla Live” në IN Radio është bërë një lidhje e drejtpërdrejt telefonike me gazetarin Jetmir Olldashi, i cili së fundmi është komentuar gjerësisht nga mediat lidhur audio-përgjimin.

Investigimi i bërë nga gazetari Olldashi shkaktoi shumë zhurmë mes dy forcave politike. Prej ditësh nga të dyja kampet politike kanë ardhur reagime të shumta, por për Olldashin ky ka qenë thjesht një investigim në lidhje me informacionet se në qytetin bregdetar të Vlorës, pazaret e drogës mund të bëheshin lehtësisht.

Ai rrëfen në se fillimisht ishte skeptik se droga mund të gjendej “sheshit” në këtë qytet, por që fatkeqësisht sipas tij rezultoi se jo vetëm ishte e qartë, por në të ishin të përfshirë shumë emra. Nga ana tjetër, Olldashi thekson se nuk është profesionale që disa media dhe portale kryesisht të majta po hulumtojnë rreth jetës së tij private.

Që palët përpiqen ta përdorin, këtë që kam bërë unë edhe sigurisht që në fund e ha unë nga kjo histori! Ka një lançim shumë të fortë mediatik nga disa media, të cilat kanë filluar të merren me jetën time personale”, tha Olldashi.

“Nuk mund te them, se ka shume media qe janë afër qeverisë, por kanë qenë korrekt, mund të diskutojnë atë që unë kam bërë, nëse është e mirë e gabuar, nëse është cilësore, jo cilësore, patjetër të gjitha këto janë të diskutueshme, por që të merren me jetën time personale nuk është… mendoj se është i ndarë kufiri mes publikes dhe privates”, theksoi gazetari.

Në fund, ai shtoi se tani më i takon prokurorisë të hetojë vërtëtojë më prova shkencore nësë zëri i personit në audi opërgjim është i Agron Xhafajt apo jo: “por sigurisht nga provat në terren unë nuk kam si ta mohoj këtë gjë nuk kam si të them nuk është ai.

 

Të fundit