Flash News

KRYESORE

Gazetari irritohet me tre televizionet kombëtare: Prisja ta merrnin në lajmet e darkës, por nuk është dhënë leje nga lart

Gazetari Basir Çollaku është irrituar me tre televizionet kombëtare, Top Channel, Tv Klan dhe Vizion Plus, për faktin se nuk kanë transmetuar dy audio-pergjimet të autoriteteve italiane ndaj bandës Habilaj, të publikuara dje në Politiko.al.

Sipas Çollakut, arsyeja pse televizionet nuk e kanë raportuar lajmin është se nuk kanë marrë ende leje nga lart, duke iu referuar qeverisë.

“Kjo është tu q....nënën lajmeve.. Këtë punë shumë të mirë të portalit, “Politiko.al”, prisja ta merrnin në lajmet e darkës televizionet kombëtare, Top channel, Klan dhe Vizion... por me sa duket ende s’është dhënë leje nga lart...kusure informative...po ku të lënë ata që i kanë q..nënën zgjedhjeve dhe pushtetit, të jesh i lirë”, shkruan Çollaku, i cili ka qenë ndër denoncuesit e parë të bandës Habiljave dhe lidhjeve të tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Audio 1/Biseda e Habilajve me italianin: “…I kanë q*”* nënën në gropë, i kanë vjedh’ të gjitha votat”

Audio 2/ “…ai kushëriri jonë…Saimiri. Saimir Tahiri. Atë ia ka dhënë kushëririt në besim, nuk ia dha…”

Të fundit