Flash News

KRYESORE

Gazetari italian jep detaje të reja për çështjen 'Habilaj-Tahiri': Pasnesër vijnë prokurorët shqiptarë...

Gazetari italian jep detaje të reja për çështjen

Gazetari italian, Dario de Luca ka ndërhyrë nëpërmjet ‘Skype’ në emisionin ‘Real Story’, ku ka dhënë informacione të reja për çështjen Habilaj-Tahiri.

De Luca njoftoi se prokurorët shqiptarë do të jenë pasnesër në Itali për të marrë në pyetje tre nga të arrestuarit të grupit ‘Habilaj’.

“Pasnesër prokurorët shqiptarë do të vijnë në Siçili dhe do të marrin në pyetje trenga grupi “Habilajve”. Ka pasur një letërporosi nga ana e prokurorëve shqiptarë. Do të merren të tre në pyetje për hetimet që po zhvillohen në Shqipëri për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri”, tha gazetari.

I pyetur nga Sokol Balla nëse prokurorët shqiptarë do të kishin mundësinë ligjore të zhvillonin një proces të njëjtë sikur të ishin në Shqipëri, De Luca tha: “Bëhet fjalë për një marrje në pyetjesh normale. Prokurorët shqiptarë do të kenë mundësi të pyesin për gjithçka.”

Dario da Luca konfirmoi se Nazer Seiti, i njohur si financieri i bandës, ndodhet në një burg të Romës, por nuk ka informacione nëse është bërë i penduari i drejtësisë.

Të fundit