Flash News

KRYESORE

Gazetari italian: Momenti më i errët i jetës sime, s`do e kisha besuar as në skenarin më të mirë #covid2019 të një filmi

Gazetari italian: Momenti më i errët i jetës sime, s`do e kisha
Gazetari italian Gabriele Parpiglia, ka ndarë sot një video shumë prekëse ku shfaqen mjekët e Wuhan-it të lumtur e të buzëqeshur pasi kaluan me sukses një sfidë shumë të madhe në jetën dhe profesionin e tyre. Krahas videos, ai ka postuar dhe disa moment nga mjekët italianë që aktualisht po përballen me situatën dhe këto video e foto i ka shoqëruar me një shkrim shumë prekës ku i falënderon ata dhe tregon se ky është momenti më i errët i jetës së tij që nuk do e kishte besuar as në skenarin më të mirë të një filmi. “Ndodh diçka e çuditshme. Mes mijëra mesazheve që më vijnë, çdo mbrëmje më vjen një video që më përlot. Kjo video shfaq doktorë dhe infermierë të Wuhan-it (një vend i panjohur për ne deri disa muaj më parë., e pabesueshme, apo jo?), teksa shfaqen më në fund të buzëqeshur, pasi zbritën në ferr për të ndihmuar të tjerët. Kjo video më bëri të përlotem. Sepse unë kam frikë, unë vuaj me frikë. Por kjo video dhe imazhet e superheronjve tanë me maska (heronjtë kanë gjithmonë maska) janë një grusht në fytyrë. Faleminderit doktorë, infermierë, farmacistë, operatorë, sekretarë, centralistë, kush punon në anestezi, kush punon në shërbim të tjetrit, kush ka hequr dorë nga jeta për të jetuar në një karantinë me kujdes mjekësor. Jeni ju heronjtë e një vendi të gjunjëzuar. Po, do të ringrihemi! Duhet të ndodhë kështu! Por ky është momenti më i errët që kam përjetuar në jetën time. As nëse do të më kishin treguar skenarin më të mirë të një filmi të quajtur #covid2019, nuk do t’i kisha besuar asnjë fjale. Kam frikë. Ndaj çdo gjë me ju. Qoftë e drejtë apo e gabuar, por kështu mbaj larg krizat e panikut dhe e mbaj mendjen gjallë. Kam frikë për veten, por nëse do të ndodhte diçka e di që engjëjt-heronj do të më shërbenin me buzëqeshje. Njësoj si mjekët në Wuhan në këtë video. Faleminderit nga zemra, me lot në sy.”
 
View this post on Instagram
 

Succede un qualcosa di strano. Tra i mille messaggi che mi arrivano (scusate se non rispondo a tutti ) ogni sera arriva un filmato che accompagna le mie lacrime. Questo video ritrae dottori e infermieri di #wuhan (luogo sconosciuto a tutti noi fino a pochi mesi fa, incredibile vero?) mentre mostrano finalmente il sorriso, dopo esser scesi all’inferno per aiutare gli altri. Questo video contiene tutte le mie lacrime serali perché ormai va così. Perché io HO PAURA. IO SOFFRO LA PAURA. Ma questo video e le immagini che seguono con i nostri super eroi in maschera (vedete, gli eroi hanno una sempre maschera ) ; sono un pugno diritto in faccia. Grazie: dottori, infermieri, farmacisti , operatori, segretarie, centralinisti, chi lavora in anestesia, chi lavora a servizio degli altri, chi ha rinunciato alla sua vita per vivere una quarantena di sostegno medico; grazie. Siete voi gli eroi di un PAESE in ginocchio. Si, ci rialzeremo. Dovrà essere così. Ma questo è il momento più buio che io abbia vissuto nella mia vita e onestamente non riesco a usar parole paracule per ridurre tutto alla frase ‘andrà bene’. Ora non ci riesco . Nemmeno se mi avessero raccontato il miglior copione, la più bella sceneggiatura di un film chiamato #covid2019 , avrei creduto a una sola parola per quello che sta succedendo. Ho paura. Condivido tutto con voi. Che sia giusto o sbagliato ma così allontano gli attacchi di panico e tengo la mente viva. Allenata. Ho paura del mio crollo ma se dovesse succedere , so che angeli-eroi saprebbero come accogliermi-accoglierci con il loro sorriso. Proprio come i medici a #wuhan nel video. Grazie di 😢❤️in lacrime. #fuck #covid

A post shared by Gabriele Parpiglia (@gabrieleparpiglia) on

Të fundit