Flash News

KRYESORE

Gazetari ja thotë në sy Xhafajt: Kur i keni skeduar, pse nuk i arrestoni grupet kriminale? Apo prisni të ikin

Gazetari ja thotë në sy Xhafajt: Kur i keni skeduar, pse nuk i

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte në Durrës ku u mbajt forumi qytetar për sigurinë publike. Gjatë këtij forumi fjalën e mori edhe gazetari Bashkimi Hoxha. Ky i fundit, i adresoi një pyetje ministrit Xhafaj, sa i takon aksionit ‘Forca e Ligjit’.

Duke ju referuar deklaratave të Xhafajt, Hoxha i tha se ‘kur i keni skeduar grupet kriminale, pse nuk i arrestoni? Apo prisni të ikin?’.

Ministri i Brendshëm u përgjigj duke thënë se “nga momenti i identifikimit deri tek momenti i të provuarit dhe shndërrimit të saj në një provë është një proces që mund të zgjas me muaj apo me vite. Ne sot jemi në gjendje të dimë se cilat janë grupet kriminale, aktiviteti i tyre dhe pasuria që ata posedojnë”, tha Xhafaj.

Të fundit