Flash News

KRYESORE

Gazetari jep alarmin: Shqipëria është futur në krizë të thellë energjetike

Gazetari jep alarmin: Shqipëria është futur në krizë

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, gazetari Klodian Tomorri ka  theksuar se nisma e qeverisë e marrë dy vite më parë për uljen e vjedhjeve në këtë sektor ishte e nevojshme por kjo nuk ishte reformë.

Gazetari sqaron se OSHEE ka filluar të shkurtojë investimet, dhe nga ana tjetër vetëm për korrikun janë prokuruar 18 milionë euro.

Statusi i Tomorrit.

Thatesira qe zhveshi reformen

Shqiperia eshte zyrtarisht ne nje krize te thelle energjetike. Kjo ka pasoja te renda jo vetem per sistemin energjetik, por edhe per ekonomine.

Treguesit financiare te OSHEE po perkeqesohen me shpejtesi. Vetem per korrikun kompania prokuroi 18 milione euro energji nga importi, nderkohe qe tremujori i trete mund te kerkoje 60 milione euro te tjera.

Kompani ka filluar te shkurtoje investimet, cka do coje automatikisht ne deshtimin e planit per uljen e humbjeve.

Qeveria do detyrohet te subvencionoje OSHEE-ne drejteperdrejte nga buxheti. Ne buxhet MF ka parashikur 3 miliarde leke si subvencion per energjine. Gjasat jane qe mund te duhen me shume. Kjo kerkon shkurtim shpenzimesh diku tjeter ose rritje te deficitit.

Por nuk mbaron ketu. Energjia eshte nje sektor kritik per ekonomine me ndikim te jashtezakonshem ne ecurine e saj. Ne vitin 2015 ecuria e mire e sektorit energjetik i shtoi gati 0.7 pike per qindje rritjes ekonomike. Kete vit gjasat jane qe te haje 1 pike perqindje.

Nese nuk do te kompesohet nga rritja me e shpejte ne nje sektor tjeter, kriza energjetike do frenoje rritjen ekonomike duke e bere te pamundur objektivin 3.7 per qind kete vit.

Sistemi yne energjetik mbetet i varur nga shiu. Aksioni per disiplinimin e sektorit qe qeveria ndermorri dy vjet me pare me uljen e vjedhjeve ishte i nevojshem. Por ai ishte thjesht nje operacion, jo reforme.

Shqiperia mund te kete forcuar disiplinen financiare te sektorit. Por kriza energjetike ne Shqiperi eshte se pari krize burimes. Kjo eshte reforme.

 

Të fundit