Flash News

KRYESORE

Gazetari jep lajmin teksa ndodhej në emision: Sapo mora vesh që kryesori i ndaluar sot në Nikël është liruar

Gazetari jep lajmin teksa ndodhej në emision: Sapo mora vesh që

Gazetari Artan Hoxha ka folur rreth operacionit të zhvilluar sot nga policia në Nikël të Fushë-Krujës. Hoxha tha se operacioni ka zgjatur deri në orën 08:30 ndërsa u shpreh se policia ndërhyri në orët e para të mëngjesit për shkak se banesat ishin të pajisura me kamera.

“Ndërhyrja ka qenë në orët e para të mëngjesit, sepse banesat kanë qenë të pajisura me kamera. Për të mos iu dhënë mundësi është bërë fikja e dritave, e njëjta taktikë si në Shkodër. Në Nikël është traditë që të gjendet armë. Operacioni ka zgjatur disa orë, policia e ka mbyllur zonën. S’ka patur rezistencë, kontrollet janë bërë në të gjitha banesat. Operacioni ka zgjatur deri në 8 e 30. Banesën e Tukut, ata që e njohin s’kontrollohet dot për 7 minuta. Ka qenë qëndrim specifik. Grupi i Niklës njihet në Tiranë”, tha Hoxha në emisionin ‘Repolitix’.

Teksa ndodhej në emision, Hoxha u shpreh se një prej të ndaluarve dhe që cilësohej si kryesuesi i grupit u lirua nga burgu.

“Sapo mora vesh se kryesori që është ndaluar sot, Flamur Haka sapo është liruar”, tha Hoxha.

 

Të fundit