Flash News

KRYESORE

Gazetari konfirmon: Pashë Agron Xhafajn duke u dorëzuar te policia italiane; shoqërohej nga ky person

Gazetari konfirmon: Pashë Agron Xhafajn duke u dorëzuar te policia

Juristi Çlirim Gjata ka hedhur dyshime mbi mënyrën se si u vetëdorëzua Agron (Geron) Xhafaj tek autoritetet italiane dhe mungesën e informacioneve mbi këtë çështje. Madje duke folur në emisionin ‘Opinion’, ai ka shtuar se Xhafaj edhe mund të mos jetë dorëzuar.

Megjithatë, gazetari Artan Hoxha konfirmoi dje në emisionin ‘Opinion’ se e ka parë me sytë e tij se ai është vetëdorëzuar, pasi rastësishit më 16 maj ndodhej në Romë.

Kam dëgjuar të flitet nëpër studio televizove që thonë se ku ndodhet Geron Xhafaj. Rastësisht javën e kaluar kam rastisur në Romë dhe kam rastisur ditën që ai u dorëzua tek autoritetet italianë. Ka qenë i shoqëruar nga një jursit, besoj avokati i tij dhe në dijeninë timë është në një nga burgjet e Romës. Ju kujtoj se Roma ka 3 burgje, por nuk e di saktësisht se në cilin burg”.

Vëllai i Ministrit të Brendshëm është dënuar me 7 vjet burg për trafik ndërkombëtarë të lëndëve narkotike, megjithatë ai mund të fitojë lirinë edhe më shpejt duke se në Itali qenë se ekzisitojnë hapësira ligjore që e bëjnë të mundur diçka të tillë.

Prononcimin e gazetarit e gjeni duke filluar nga minuta 39-36:

https://www.youtube.com/watch?v=YiCltMv9Vjo

Të fundit