Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Gazetari kritika Ramës: Papërgjegjshmëri totale. Kryeministri iu doli në mbrojtje vrasësve!
Gazetari Denis Dyrnjaja ka kritikuar qëndrimin e kryeministrit Edi Rama për pasigurinë ushqimore në Shqipëri.
Dyrnjaja thotë të pranosh si normalitet se ka probleme me cilësinë e prodhimeve ushqimore, por gjendja është disi më mirë se më parë është cinike, ironike por edhe një papërgjegjshmëri totale. Ai akuzon Ramës se u ka dalë në mbrojtje këtyre vrasësve që prodhojnë ushqime kancerogjene dhe që ua shesin shtrenjtë qytetarëve.
Reagimi:
Kryeministri iu doli në mbrojtje vrasësve!
Pas shumë skandaleve me cilësinë dhe pasigurinë e ushqimeve, të llojit natyral dhe artificial mbërrin edhe një reagim i Kryeministrit të vendit. Ka kohë që në tregje dhe zonat e kultivimit prodhohen perime e fruta me lëndë të dëmshme për shëndetin e popullatës deri në rrezik për jetën. Gjendja është aq fatale sa këtë fakt e pranojnë që nga prodhuesit (kujtoj një investigim të emisionit Fiks Fare ku fermerët pohonin se ata vetë nuk i përdornin për familjet e tyre këto prodhime për shkak të nivelit të lartë të komikateve), deri te tregtarët e vetë konsumatorët që thonë se e dinë dhe njohin problemin, por nuk kanë çfarë të bëjnë sepse nuk ka mundësi alternative zgjedhjeje për t'u ushyer. Në këtë pikë kur skandali është i gjithpranuar ndërhyn kreu i qeverisë që thotë se prodhimet dhe kulturat tona bujqësore janë brenda normave e se ato eksportohen edhe në vende të BE-së. Pastaj kryeministri e moderon qëndrimin mbrojtës kur thotë se problemi ekziston, por ndërkohë nuk harron të thotë se nuk jemi aq keq si më parë. Pra në tërësi pranon që jemi keq por jo shumë keq. Tani të pranosh se ke probleme me rrugët se më mirë e se më keq edhe tolerohet, të pranosh se je më mirë se shumë keq me furnizimin me energji apo ujë të pijshëm edhe tolerohet. Por të pranosh si normalitet se ka probleme me cilësinë e prodhimeve ushqimore, por gjendja është disi më mirë se më parë është cinike, ironike por edhe një papërgjegjshmëri totale. Ushqimi i deformuar me lëndë kimike në sasi jashtë normave krijon probleme të mëdha për shëndetin e njerëzve. Lëndët kimike të paautorizuara që iu hidhen perimeve dhe frutave pa kriter, shkaktojnë dëmtime në organin tretës, stomak, zorrë, mëlçi dhe më së shumti në gjak. Këto lëndë janë të dëmshme për trurin dhe janë një gjenerues dhe suportues i qelizave kancerogjene. Kanceri tani nuk është më një sëmundje e rrallë, por është një sëmundje masive që nuk po kursen askënd, burra, gra, të rinj e fëmijë duke prekur familje të tëra. Nuk ka sot në Shqipëri një familje pa një të prekur nga kanceri. Ajo që po ndodh me produktet e tokës është kriminale, është një vrasje e heshtur që për qëllime përfitimi disa "urithë serash", po ia shesin popullit edhe me para. Dhe pikërisht me qëndrimin e tij Kryeministrit i del në mbrojtje këtyre krimineleve të heshtur. Qëndrimi i Ramës në këtë rast është totalisht i gabuar sepse rreshtohet krah spekulantëve që shkatërrojnë jetë njerëzish. Problemi duhet shtruar ndryshe z. Kryeministër.
Së pari duhet pranuar se ndodhemi përballë një emergjence kombëtare ushqimore dhe duhen marrë masa urgjente për ndalimin e prodhimeve me nivel të lartë të preparateve kimikë që përdoren për rritjen e shpejtë të tyre.
Së dyti duke kërkuar dhe iniciuar ashpërsimi i legjislacionit për të dënuar ashpër dhe fort çdo spekulant që shkatërron cilësinë e jetës së njerëzve me produkte jashtë standardeve dhr normave të lejuara.
Së treti duhen rritur kapacitetet e kontrollit dhe verifikimit, përmes zgjerimit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, por edhe duke futur në lojë me përgjegjësi profesionale dhe ligjore teknologë dhe agronomë të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi për certifikimin e produkteve bujqësore që në prodhim.
Dhe ajo që është më e rëndësishme është rritja e bazës verifikuese që lidhet me laboratorët e kontrollit që duhet të pajisen me aparaturat e nevojshme dhe të fjalës së fundit. Vetëm duke plotësuar këto kushte një drejtues qeverie mund të pretendojë e flasë për më shumë siguri ushqimore që nga fusha deri në treg. Në kushtet që jemi qëndrimi i Kryeministrit është i papërshtatshëm, jo bindës dhe për më tepër i papërgjegjshëm. Ka gjëra më të rëndësishme në këtë vend se sa beteja me aktorët apo shembja e teatrit. Paratë që po harxhohen për rrëzimin e teatrit kombëtar do të ishte më mirë të investoheshin për sigurinë ushqimore të popullatës për laboratorë e për burime njerëzore kontrolli. Jeta e njerëzve vlen më shumë sesa muret e një teatri dhe me jetën sidomos atë të fëmijëve nuk duhet bërë as propagandë, as politikë, sepse është mëkati më i madh. Zoti kryeministër mos i merr në mbrojtje vrasësit e popullit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43