Flash News

KRYESORE

Gazetari kritika shoqatave të mediave: Jeni organizma që merrni financime! Nuk mbroni gazetarët

Gazetari kritika shoqatave të mediave: Jeni organizma që merrni

Kryeredaktori i gazetës Telegraf, Jakup Gjoça ka marrë fjalën gjatë takimit të kryedemokratit Lulzim Basha me profesionistët e mediave, duke kritikuar shoqatat.

Në takimin me temë 'Liria e Medias në funksion të demokracisë dhe interesit publik', gazetari është shprehur  se shoqatat e mediave, si Lidhja e Gazetarëve, Unioni i Gazetarëve, Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë, etj, janë organizma që vetëm marrin financim por, sipas tij, nuk i mbrojnë gazetarët.

"Policia e shtetit ndaloi dy gazetarë të transmetonin dje gjatë protestës, sot prisja të kishte bojkot kombëtar dhe shoqatat të shpallnin grevë të përgjithshme. Shoqatat nuk mbrojnë gazetarin, janë organizma për të marrë financim.I kam ndeshur në listat e fondacioneve të dhëna nga ambasadori Lu.

Nuk jam ndjerë  i sigurtë nga shoqatat. Nuk më pëlqeu që folën drejtuesit e shoqatave", u shpreh kryeredaktori i Telegraf.

Më tej ai shtoi se në median ku punon nuk publikon deklaratat që lexojnë politikanët dhe se  është e papranueshme që një media të paraqesë dy orë fjalën e kryeministrit dhe jo faktin që u penguan gazetarët.

"Në Greqi ku unë kam punuar, nuk do të ndodhte kurrë që të pengohej gazetari dhe të nesërmen të mos kishte grevë të përgjithshme. Për çfarë lirie mediash flisni?", tha Jakup Gjoça.

Të fundit