Flash News

KRYESORE

Gazetari kritika të ashpra Gaz Pajës: Lolo i konfirmuar i oborrit qeveritar dhe atij bashkiak

Gazetari kritika të ashpra Gaz Pajës: Lolo i konfirmuar i oborrit

Gazetari Bledian Koka ka kritikuar ashpër aktorin e humorit, Gazmend Paja, të cilin e denoncon si autorin e mbledhjes së firmave për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar, me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

Koka thotë se Paja është konfirmuar si lolo i oborrit qeveritar dhe atij bashkiak, ndërkohë që i bën thirrje aktorëve të tjerë që të tregohen të kujdesshëm me vendimet që marrin.

Reagimi i Bledian Kokës:

Gazi i Botes 2.0

Me urdher direkt te Edi Rames, aktori Gazment Paja ka marre ne dore kete peticion dhe ka mbledhur firmat e disa prej aktoreve ku i behet thirrje Presidentit te Republikes qe te dekretoje shembejn e Teatrit Kombetar. Ndersa Gazment Paja, si nje lolo i konfirmuar i oborrit qeveritar dhe atij bashkiak e tregoi edhe njehere veten se ç'perfaqeson, aktoret e tjere duhet te jene te vetedijshem se sot me firmen e tyre ata firmosur per aktin me te turpshem te grabitjes se prones publike qe eshte prodhuar ndonjehere nga nje qeveri ne 106 vite shtet. Me bindje te plote e them se nese ky akt ogurzi vihet ne jete, turpi qe do te bjere mbi te gjithe ata qe kane firmosur kete peticion do te jete 1000 here me i madh sesa e gjithe karriera e ndritur e atyre qe kane dhe e atyre qe do te mund ta kishin...

p.s...po sot keshilltarja e FRD-se Mirela Bogdani, u largua e neverituar nga koalicioni i majte ku Bamir Topi e kishte futur profesoreshen e nderuar toc per kaqol, pasi nje "tironce e vjeter" kurresesi nuk mund te bente sehir ndersa po ia perdhosin token e te pareve te saj...hallall buka

Të fundit