Flash News

KRYESORE

Gazetari kujton precedentin e Ramës; mori një përfaqësi të studentëve dhe pedagogëve dhe u mbajti fjalim 45 minuta

Gazetari kujton precedentin e Ramës; mori një përfaqësi

Gazetari Erli Murati tha se mirëkupton skepticizmin e studentëve për të caktuar një përfaqësi për t’u takuar me kryeministrin Edi Rama. Në emisionin ‘Dritare’ në News 24, Murati solli në vëmendje protestën e mbajtur nga studentët tre vite më parë para kryeministrisë dhe në një moment Rama zbriti nga zyra dhe arriti të merrte një përfaqësi të tyre.

Duke ju referuar asaj se çfarë kanë deklaruar vetë të pranishmit në këtë takim, gazetari tha se Rama mbajti një fjalim prej 45 minutash duke u thënë se i kishte ftuar për të dëgjuar studentët atë dhe jo ai studentët.

“Unë e mirëkuptoj skepticizmin e studentëve. Ka pasur një rast kur Rama zbriti në shesh dhe takoi studentë dhe pedagog, arriti të marrë një përfaqësi.

Sipas tyre, aty ka mbajtur një monolog 45 minuta dhe u ka thënë ju thirrja për të më dëgjuar ju mua dhe jo unë ju.

Është i mirëkuptueshëm ky skepticizëm nga ana e studentëve”, u shpreh ndër të tjerash gazetari Erl Murati.

Të fundit