Flash News

KRYESORE

Gazetari leksione ministrit Lleshaj: Askush nuk është i fajshëm, pa vendim gjykate

Gazetari i A2 CNN, Armand Barjami i ka kërkuar ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj të jetë i kujdesshëm me terminologjinë që përdor për personat që arrestohen, derisa gjykata nuk ka dhënë një vendim për ta.

Bajrami i është referuar një statusi të ministrit në ‘Twetter’, pas arrestimit të Rakip Hajdinit, që dyshohet se është i përfshirë në grabitjen e Rinasit. “I gjashti i bandës së Rinasit u mbyll prapa hekurave. Dara vijon të shtrëngohet pavarësisht pikëllimit të rrallë të dikujt. Ka vetëm një alternativë: drejtësi. Falënderim për Policinë e Shtetit!”, shkruante Lleshaj, duke e shpallur të fajshëm 50-vjeçarin nga Kosova, edhe pse nuk i është prezumuar ende fajësia nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ndërkohë që neni 4 i Kodit të Procedurës Penale - Dispozita të Përgjitshme, shkruan se “i pandehuri prezumohet i pafajshëm gjersa nuk është vërtetuar fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Cdo dyshim për akuzën çmohet në favor të të pandehurit”.

 

Të fundit