Flash News

KRYESORE

Gazetari Çollaku: Lu do dëgjohet në senatin amerikan. Lidhjet e Soros me kryeministrin në vëmendje të administratës së re Trump

Gazetari Çollaku: Lu do dëgjohet në senatin amerikan. Lidhjet e

Gazetari Basir Çollaku në një reagim në Facebook shprehet se Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu do të dëgjohet në senatin amerikan këtë të enjte. Sipas tij ngjarjet e trazuara në Ballkan, por dhe lidhjet e forta të Soros në Tiranë, me KM dhe shumë aktorë të tjerë të kësaj axhende, kanë mbërritur në vëmendjen e administrates se re Trump.

Reagimi i Basit Çollakut:

Ambasadori Lu, do te degjohet ne senatin amerikan te enjten..!!? Reforma ne drejtesi, Soros...

Ambasadori amerikan ne Tirane, Donald Lu, me shume gjase, do te jete te enjten ne senatin amerikan!!. Burime diplomatike thone se kjo seance eshte programuar tashme ne USA. Duket se ngjarjet e trazuara ne Ballkan por dhe lidhjet e forta te Soros ne Tirane, me KM dhe shume aktore te tjere te kesaj axhende, kane mberritur ne vemendjen e administrates se re Trump. Senati do te informohet per shqetesime dhe paqartesi te dukshme, per zhvillimet ne Tirane per reformen ne drejtesi, projektet Soros ne kete kontekst mbeshtetjeje, lidhjet dhe ndikimet e medha te miliarderit, per te vene ne duart e qeverise dhe KM drejtesine. Konservatoret amerikane pas investigimit te Judicial Watch, kane nje vemendje te shtuar per Soros ne Tirane dhe rolin e Ambasades Amerikane ne keto vite, si dhe kreut te saj, ne keto zhvillime me ndikime dukshem te njeanshme...

Të fundit