Flash News

KRYESORE

Gazetari: Makina ku u kap Orest Sota është në pronësi të një biznesmeni...

Gazetari: Makina ku u kap Orest Sota është në pronësi

Gazetari Basir Çollaku ka dhënë detaje të reja në lidhje me arrestimin e Orest Sotës në makinën e të cilit u gjetën rreth 800 mijë euro si dhe dy patenta në emër të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Duke folur në studion e lajmeve të SYRI.net, gazetari Çollaku është shprehur se makina me të cilën po udhëtonte Orest Sota, nuk është e tij, por është në pronësi të një biznesmeni ndërtimi.

“Mirë makina që është një Range Rover, por çfarë targe ka kjo makinë që është ndaluar?”, pyet gazetari Çollaku. “Range Roveri nuk është i Sotës, ai ka një ‘Audi Q7’. Mjeti në të cilën është arrestuar Sota është i një kompanie ndërtimi e jo i Sotës”, është shprehur gazetari Basir Çollaku.

Të fundit