Flash News

KRYESORE

Gazetari Muhamed Veliu denoncon: Një portal ka marrë një financim nga jashtë, 300 mijë euro, për të bërë propagandë

Gazetari Muhamed Veliu denoncon: Një portal ka marrë një financim

I ftuar në emisionin  ”Mesditë” në ”Vizion+”, gazetari i njohur Muhamed Veliu ka bërë një deklaratë mbi një prej portaleve shqiptare.

Sipas tij nga burimet e  tij të informacionit një portal ka marrë një financim nga jashtë, 300 mijë euro për propagandë. Veliu ishte i ftuar në studio për të folur mbi portalet kur bëri edhe deklaratën.

”Nuk dihet burimi i financimit. Nga një informacion i imi më rezulton që një portal ka marrë një financim nga jashtë, 300 mijë euro, për të bërë një propagandë të caktuar. Nuk kam ndërmend ta bëj publik emrin sepse nuk kam një dokument por e kam si informacion, pra është financuar nga jashtë, ka marrë 300 mijë euro”-tha ai.

 

Të fundit