Flash News

KRYESORE

Gazetari në USA revoltohet me qeverinë shqiptare: Nëpërkëmb qytetarët e vet e i lë të flenë në rrugë për javë të tëra

Gazetari në USA revoltohet me qeverinë shqiptare:

Gazetari shqiptar Flamur Vezaj, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thotë se qeveria shqiptare keqtrajton qytetarët e vet dhe nuk bën asnjë përpjekje për t’i mbrojtur në raste emergjente.

Ai merr rastin e lënies në kufi të shumë shqiptarëve, që pa rrugëzgjidhje qëndruan ditë e natë duke fjetur jashtë. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Vezaj shkruan se qeveria funksionon vetëm përmes propagandës që shfaq në Facebook.

Ai merr shembull Kosovën, për të cilën thotë se i trajton shtetasit e vet shumë herë më mirë se Shqipëria.

Në reagimin e tij, Vezaj shton se shqiptarëve që hynë në kufi iu kërkua edhe të paguajnë hotelin ku do të qëndronin me lekët e tyre, ndërkohë që e gjitha bota iu bën thirrje qytetarëve të vet të kthehen në atdhe.

Reagimi i plotë

Qeveri turpi qe funksionon vetem ne Facebook! ### #Prej vitesh shtetasit shqiptare jane neperkembur neper zyra apo pika te kalimit kufitare sidomos nga shteti greke! E maltretimi ka arrritur deri aty sa personave te ndryshem edhe ti demtohet pasaporta dhe shteti yne ka qene i pafuqishem per te reaguar! Nuk e kam kuptuar asnjehere kete mungese reagimi! Por tani po bindem qe qeverit tona prej vitesh nuk kane qene e nuk jane ne gjendje te mbrojne shtetasin e tyre! Jo se nuk duan por ata, sidomos kjo qe eshte tani me veprimet e saj te mos lejimit te shtetasve shqiptare te kthehen ne shtepi, tregon se qeveria i urren njerezit e saj! I urren deri ne ate pike sa i le te flejne rrugeve ne mes dy pikave te kalimit kufitare per dite e jave te tera! E kjo ndodh ne kohen kur te gjithe vendet (SHBA etj) i bejne thirrje shtetasve te tyre te kthehen ne shtepi se nuk i dihet sa do te zgjase kjo gjendje! E ndersa shteti yne me disa bastard qe drejtojne qeverine, nuk i lejon shtetasit e tyre te kthehen ne shtepi! Jane aq te pafuqishem dhe te pa zot sa edhe shteti me i ri ne Europe, Kosova ia merr ne kthese! Pasi qeveria e Kosoves edhe pse ne ikje i mori shtetasit e vet, i strehoje, i ushqen, i kontrollon ne aspektin shendetesor per 14 ditet e karantines e kujdeset per ata! E qeveria e Shqiperise, nuk i le te shkojne ne shtepi! Edhe ne rastet kur pranon qe keta shtetas te hyjne ne territorin shqiptare, i thote: “rrini ne Hotel me shpenzimet tuaja”! Kjo eshte e turpshme! Po ai emigranti i shkrete, per shkak se ka mbet pa pune ne vendin ku ka qene dhe ne mungese te te ardhurave nuk ka per te paguar qirane dhe kthehet ne shtepi te rri prane femijeve! Ku me ato pak para te kursyera tenton t’i ushqej familjen ndersa qeveria i thote, “hy ne Hotel dhe paguaj per 14 dite”! Kjo eshte qeveri e Facebook-ut dhe propagandes ne rrjete sociale, se per te tjerat eshte me keq se vitet e fundit te qeverisjes qe iku ne 2013! Eshte e turpshme dhe e pafalshme! Imagjino dhe ne pretendojme qe kjo qeveri te reagoje ndaj shteteve tjera kur neperkembin shtetasin shqiptare! #Mjere ne ku kemi perfunduar!

Të fundit