Flash News

KRYESORE

Gazetari nuk i mban dot lotët kur flet për Alvinin, tregon të tjera detaje

Gazetari nuk i mban dot lotët kur flet për Alvinin, tregon të

Gazetari Taulant Kopliku ka treguar të tjera detaje nga takimit me Alvinin 11 vjeçar, vogëlushin shqiptar në kampin e Al – Holit në Siri, ku qëndrojnë rreth 30 fëmijë shqiptarë, e po aq gra bashkë me persona të tjerë të akuzuar si pjesë e Shtetit Islamik. Për të, ka qenë mjaft e vështirë që të rikujtojë ato momente dhe nuk mundi t’i mbante lotët.

Për shkak të kohës së kufizuar në reportazh është transmetuar shumë pak gjatë atij takimit. ai fëmijë duhet marrë. Ka pasur një moment kur babai e pyet a ke për të ngrenë fëmijën? Vogëlushi i tha se nuk kam lekë. Atje duhet që të paguash. Ai fëmija ka kaluar gjithë etapat në këto pesë vite. Ai është burrë, ai i jepte zemrës të atit.

Kur u largua na ka befasuar. Në momentin që i thamë që nuk bëeht gjë, u largua në mënyrën më normale të mundshme. As prapa nuk pa.

A është zhgënjyer? Nuk e habit asgjë më. Deri në këto momente nuk kishte asnjë kontakt me familjen e tij. Kurse sot ai pret. Pret dita ditës për ta marrë.

Ka pasur interesim shumë të madh për fëmijën, është bërë personazh i momentit në Itali. edhe figura të artit në Itali. gati të financojnë. Por këtu nuk bëhet fjalë për financat.

Përmendëm italianët, por nuk përmendëm shqiptarët. ka me dhjetëra shqiptare që kanë telefonuar e duan të bëjnë diçka. Solidaritet i jashtëzakonshëm, emocionues. Shpresoj që qeveria shqiptare të jetë duke punuar.”, tha Kopliku në emisionin “Open” në Top Channel.

Të fundit