Flash News

KRYESORE

Gazetari nxjerr dokumentet: Të specializuar në mjekësi me mesatare nën 6

Gazetari nxjerr dokumentet: Të specializuar në mjekësi me

Gazetari Erjon Skëndo ka treguar në studion e emisionit ‘Kjo javë’ në News 24 se në mjekësi janë specializuar dhe ata me mesatare nën 6.

Sipas gazetarit, dokumentet origjinale të dala nga procesi i konkurrimit dëshmojnë se mes fituesve ka edhe mjek të përgjithshëm me mesatare 5.8. Ministria vuri në dispozicion këtë vit 300 kuota specializimesh në mjekësi por interesi i mjekëve ka qenë vërtet i ulët.

‘Ka specializantë që janë pranuar me notë mesatare 5 ose 6. Nga 300 specializantë që pranohen, 50 janë me mesatare 5 dhe 6. Di gjithashtu se ka specializantë që rrinë roje nate dhe nuk paguhen dhe kjo është e tmerrshme. Me 6.6 kanë fituar në kirurgji. Ata kanë fituar sepse ministria ka hequr kriterin e notës. Kemi në urgjencë me notë mesatare 6.09,’ tha Skëndaj.

Të fundit