Flash News

KRYESORE

Gazetari nxjerr emrin surprizë: Elisa Spiropali mund të zëvendësojë Fatmir Xhafajn

Gazetari nxjerr emrin surprizë: Elisa Spiropali mund të

Pavarësisht se kryeministri Rama konfirmoi Fatmir Xhafajn në krye të Ministrisë së Brendshme, gazetari Dritan Hila mendon se nëse opozita vijon me publikimin e fakteve të tjera, atëherë kjo mund të sjellë largimin e Xhafajt.

“Maksimumi që mund të arrijnë [opozita] është rrëzimi i Xhafës, por Ramën nuk e rrëzojnë dot, nuk kanë mekanizma. Plus që e thashë nga tre faktorë që janë problemi që kanë ngritur, përkrahja popullore, bllokimi i jetës sociale dhe përkrahja e ndërkombëtarëve është një problem që këta e ngrenë...ata vetë nuk thonë që ministri i Brendshëm favorizon trafikun e drogës, por vëllai i tij merret me trafik droge. Nuk më duket shkak që të çojë në bllokimin apo rënien e qeverisë”, pohoi Hila në studion e lajmeve të Ora Neës.

I pyetur nga gazetarja Ilva Tare se kush mund të jetë zëvendësuesi i Xhafajt, gazetari përmendi dy emra: Elisa Spiropalin dhe Taulant Ballën. “Do vijë Taulant Balla ose Elisa Spiropali, kaq është e gjithë historia”, deklaroi shkurt Hila.

Të fundit