Flash News

KRYESORE

Gazetari nxjerr foton: Kupola e FSHF-së me Dukën në krye, në asamblenë e partisë politike

Gazetari Artan Hoxha, në një status të publikuar sot në profilin e tij në Facebook, ka sulmuar kreun e FSHF-së Armand Duka, i cili sipas Hoxhës, po të votohej nga publiku, do të largohej me 99.99% të votave kundër.

Shkruan Hoxha:

Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vet...

Zgjedhjet per presidentin e FSHF-se kane hyre ne nje faze interesante...

Nese sheh dhe lexon mediat sportive, emisionet sportive, gazetaret dhe analistet sportiv, te cilet jane pjese e carterit te paguar kur udheton kombetarja jashte vendit apo marrin rrogat ne FSHF, Don Armando fiton si lideri suprem i kohes se komunizmit, Enver Hoxha me 99.99% te votave...

Por nese presidenti i ri i FSHF do zgjidhej me referendum popullor, me votim te tifozeve kuqezi, apo tifozeve te klubeve shqiptare(me shume se 70% te tyre i ka lene jashte stadiumeve duke denuar fushat e klubeve perkatese) si dhe ambjentit futbolldashes ne vend, Don Armando do te humbte me 99.99% te votave...

Në debatin e ndezur me komentuesit, Hoxha nxjerr një foto dhe i kujton një komentuesje që përkrah Dukën: “Po keta kupola drejtuese e FSHF ku kujton se jane?!!! Duke pare derbin Tirana-Partizani?!! Ne asamblene kombetare te nje partie politike. Une e shoh futbollin shqiptar nga stadiumi cdo jave jo nga ekrani Jolanda... mos i hyni politikes ketu se te e njejta rruge u nxjerr”.

Të fundit