Flash News

KRYESORE

Gazetari paralajmëron publikimin e një dosjeje: Kush është i afërmi i ministrit që është goditur për arsye korruptive nga bota e krimit

Gazetari paralajmëron publikimin e një dosjeje: Kush është i

Gazetari Lorenc Vangjeli në emsionin ‘Java’ në RTSH njoftoi se së shpejti Partia Demokratike do të publikojë një dosje e cila përmban në mënyrë të detajur emrat e kompanive të drejtuara nga element kriminal të cilët kanë përfituar tendera dhe para publike.

Gjithashtu, Vangjeli foli dhe për një rast ku sipas tij, një njeri shumë i afërt i një anëtari të kabinetit të qeverisë është goditur për arsye korruptive nga bota e krimit. Gazetari tha se kjo histori do të bëhet publike shumë shpejt.

“Redaksia jonë është duke hulumtuar dhe duke marrë në zotërim një listë të gjatë të detajuar e formuluar nga Partia Demokratike e cila ka detajuar biznese të ndryshme, të drejtuar nga element kriminal të dënuar, një pjesë e madhe e tyre me vendim të formës së prerë, të cilët kanë mundur të marrin, në kundërshtim me ligjin, tendera dhe para publike. Është një histori e cila besoj se brenda 10 ose 15 ditësh do të bëhet publike.

Po kështu ligji shkelet, shkelet ndonjherë edhe syri, është një lajm tjetër tronditës i cili që ka kaluar në heshtje, sepse është mbuluar. Një njeri shumë i afërt i një anëtari të kabinetit të qeverisë është goditur për arsye korruptive në një mënyrë të jashtëzakonshme nga bota e krimit. Nuk dihet kush ishte fajtori i vetëm në atë hiostori sepse ngjan se në këtë botën tonë të viogël të gjithë janë fajtor.

Shpejt ndoshta do ta dëgjojmë dhe këtë hiostori të bëhet publike”, u shpreh Lorenc Vangjeli.

Të fundit