Flash News

KRYESORE

Gazetari për deputetin Ndocaj: Politika, e aksesueshme për koleksionin e gomerëve dhe analfabetëve

Gazetari për deputetin Ndocaj: Politika, e aksesueshme për koleksionin

Gazetari Sokol Shameti është revoltuar me politikanët shqiptarë, më shumë me politikën në tërësi, që është bërë e aksesueshme për të gjithë koleksionin e gomrëve, delirantëve dhe analfabetëve.

Shameti, bën këtë reagim pas një postimi të bërë nga kreu i partisë PBDKSH, Eduart Ndocaj, i cili vazhdimisht bën postime me gabime të mëdha drejtshkrimore.

“Fakti që politika dhe vendimmarrja janë bërë kaq të aksesueshme për gjithë koleksionin e gomerëve, delirantëve, analfabetëve, të çekuilibruarve mendorë dhe adoleshentëve të përjetshëm, nuk është aspak për shkak të dëshirës së këtyre të fundit. Kjo skotë e ka të përhershëm oreksin për të mësyrë portat e pushtetit. Fajin e kanë ata që ua hapin këto porta dhe na i bëjnë peshqesh. Përgjegjësinë e kanë ftuesit, promovuesit dhe faktorizuesit e tyre. E kanë kryetarët frikacakë dhe megalomanë të partive, që e ndjejnë veten të sigurt vetëm po të rrethohen nga lukunia e kokëtrashëve që tash sa vjet kanë uzurpuar Kuvendin.

Ata mund të ikin më vonë dhe të fluturojnë të lirë nga tutela e bamirësit të parë, por do të jenë tashmë përgjithmonë aty në krye të vendit, në fokus të medias, në tabelë të emulacionit si modele shoqërorë. Dëmi është bërë, ata janë në valle. Për të zezën tone,” shkruan Shameti në profilin e tij në Facebook.

Të fundit