Flash News

KRYESORE

Gazetari: Për lirimin e Endrit Dokles ‘doli garant’ një kriminel tjetër, do punojë në biznesin e tij

Gazetari Flamur Vezaj ka zbardhur më shumë detaje lidhur me skemën e lirimit me kusht të Endrit Dokles, një ish anëtar i Bandës së Durrësit, i dënuar me burg përjetë për vrasje dhe trafikim narkotikësh.

Sipas gazetarit, Dokles iu mundësua lirimi me ndërhyrjen e një tjetër emri të njohur në botën e krimit, Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja”, me argumentin se do të punësohet me kontratë në biznesin e tij, firmë ndërtimi.

Sipas gazetarit, financieri ose i besuari i Ben Qimes ka lëshuar një kontratë fiktive punësimi për Doklen, duke mundësuar parakohe lirimin e tij nga gjykata e Krujës.

Të fundit