Flash News

KRYESORE

Gazetari përgënjeshtron Ramën me prova: Nuk flas në ajër; janë përdorur shishe benzine me 21 Janar

Gazetari përgënjeshtron Ramën me prova: Nuk flas në

Gazetari i News 24, Erjon Skëndaj, i cili dy ditë më parë u përplas me kryeministrin, pasi Edi Rama mohoi të jenë përdorur bomba molotov me 21 janar, ka publikuar një video që dëshmon të kundërtën.

Në një reagim në Facebook, Skëndaj i drejtohet Ramës duke i thënë se  nuk është gazetar që flet në ajër, si dhe thotë gjëra të paqena, ashtu siç, sipas tij është përpjekur ta konsiderojë sot Rama.

Reagimi i plotë:

Miqt e mi po publikoje një copëz video të shkëputur nga protesta e 21 janarit 2011 për t’i sjellë në kujtesë kryeministrit se e ka gabim kur thotë se shishe me benzinë nuk janë perdorur ne kete proteste. Pamjet flasin vete dhe nuk i perkasin automjeteve qe digjen para piramides, diku larg sic thote kryeministri, por pikerisht zjarrit te shkaktuar nga shishet me benzine ne murin rrethues te kryeministrise, krahu i piramides. Madje kamera ka fokusuar edhe piromanin qe ka nje cante te kuqe ne kurriz. E kisha detyrim moral per te bere kete sqarim publik pas pyetjes qe i bera shefit te qeverise dy dite me pare dhe bashke me sqarimin te sillja dhe proven se nuk jam gazetar qe flas ne ajer dhe them gjera te paqena sic eshte perpjekur sot te me quaje kryeministri. Kjo video eshte vetem nje fragment i materialeve filmike qe news 24 ka transmetuar nga protesta e 21 janarit qe te gjithe e dine si perfundoi me gjak e dhune. Pra nuk eshte hapur arkiva e kasetave.

Të fundit