Flash News

KRYESORE

Gazetari përgënjeshtron Ramën: Për njërin prej prokurorëve të çështjes ‘Tahiri’, lobove që të vendosej në atë pozicion

Gazetari përgënjeshtron Ramën: Për njërin prej

Gazetari i kronikës në gazetën ‘Mapo’, Leonard Bakillari shkruan se kryeministri Edi Rama gënjen kur thotë se nuk njeh personalisht asnjë nga tre prokurorët e çështjes ‘Tahiri’. Sipas Bakillarit, Rama ka lobuar personalisht që njëri prej tre prokurorëve të vendosej në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kjo lëvizje e Ramës, thotë gazetari, është bërë me bindjen se prokurori në fjalë ishte kurajoz dhe do i duhej Prokurorisë në pozicionin e drejtuesit.

“Rama gënjeu sot publikisht dhe pa ju dridhur qerpiku tha se nuk njeh personalisht asnjë nga tre prokurorët e çështjes Tahiri. Për një prej tyre ai ka lobuar personalisht që të vendosej në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Këtë gjë e ka bërë nisur nga bindja e tij personale (nuk di nëse kishte prova e fakte) se prokurori në fjalë ishte kurajoz dhe do i duhej prokurorisë në pozicionin e drejtuesit. Një njeri që mashtron publikisht edhe për diçka të tillë, nuk mund të bëhet i besueshëm për asgjë tjetër”, shkruan Bakillari.

Gazetari ka ruajtur anonimatin dhe nuk e ka bërë publik emrin e prokurorit për të cilin Rama ka lobuar më herët.

Të fundit