Flash News

KRYESORE

Gazetari publikon dokumentet: Babai dhe bashkëshortja e Tahirit udhëtuan me Moisi Habilajn drejt Italisë

Emisioni ‘Opionion’ i ditës së hënë u përfshi nga një debat i ashpër mes Basir Çollakut dhe ish-ministrit Saimir Tahiri, pasi deklaratës së gazetarit që tha se ka dokumente që tregojnë se bashkëshortja e ish-ministrit, Fatlinda Tahiri dhe babai i tij, Bashkim Tahiri kanë udhëtuar me Moisi Habilajn drejt Romës.

Ditën e sotme, në Shijak Tv, gazetari ka publikuar disa dokumente që sipas tij provojnë se familja Tahiri ka udhëtuar në 8 korrik 2014, dhe është kthyer në datën 10 korrik 2014 bashkë me Moisi Habiljan. Në dokumente shihen emrat e Fatlinda Tahirit dhe Bashkim Tahirin, por jo të dhënat e detajuara të pasaportave, që u kërkuan dje nga ish-ministri.

Tahiri është në hetim nga Krimet e Rënda me akuzën e trafikut të drogës në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, teksa akuzohet se ka ndihmuar indirekt vëllezërit Habilaj të transportojnë drogë drejt Italisë.

Në fund të Tetorit, Gjykata e Katanjas mbylli hetimet për ish-kreun e Ministrisë së Brendshme, pasi nuk gjeti prova të mjaftueshme që e implikonin atë në trafikun e drogës. Pavarësisht disa bisedave ku kreu i grupit, Moisi Habilaj e ka përmendur disa herë emrin Saimir.

Dokumentet e publikuara nga Basir Collaku ku pretendohet se Fatlinda Tahiri, Bashkim Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar së bashku. Dokumentet e publikuara nga Basir Collaku ku pretendohet se Fatlinda Tahiri, Bashkim Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar së bashku.

Video/ I publikoi dosjen, Tahiri humbet qetesinë me gazetarin: Ti je një kokërr idioti

Dokumentet e publikuara nga Basir Collaku ku pretendohet se Fatlinda Tahiri, Bashkim Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar së bashku

Dokumentet e publikuara nga Basir Collaku ku pretendohet se Fatlinda Tahiri, Bashkim Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar së bashku

Dokumentet e publikuara nga Basir Collaku ku pretendohet se Fatlinda Tahiri, Bashkim Tahiri dhe Moisi Habilaj kanë udhëtuar së bashku

Pasaporta e gruas së ish-ministrit, Fatlinda Tahiri e vulosur në aeroportin e Romës

Pasaporta e babait të ish-ministrit, Bashkim Tahiri e vulosur në aeroportin e Romës

Të fundit