Flash News

KRYESORE

Gazetari publikon skandalin: Si kontrollohen “liket” në administratë nga Endri Fuga

Gazetari publikon skandalin: Si kontrollohen “liket” në

Ditën e djeshme qe ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ai i cili denoncoi skandalin në qeveri, ku suksesi i ministrtrive, sipas tij matej me ‘like’ e ‘share’.

Dhe gazetari Elio Laze, nëpërmjet një reagimi në Facebook ka shpjeguar se si llogaritet “puna” e punonjësve të administratës nga Endri Fuga me pëlqime e shpërndarje nëpërmjet një aplikacioni, e më pas diskutohet në mbledhjen e këshillit të Ministrave.

Reagimi i gazetarit Elio Laze:

Qe fasada eshte puna e vetme e kesaj administrate shteterore kjo nuk ka pike dyshimi. Por fale Endrit te vet Fuges dmth, kryeministri Rama e ka perfeksionuar kontrollin e Likeve dhe shareve te postimeve te veta dhe te ministrave qe punonjesit e administrates bejne.

Po si ndodh kjo? Eshte krijuar nje tip web page www.majtas.net.

Eshte kjo qe shihni ne foto. Ka nje username dhe nje passëord.

Si funksionon? Username dhe passëordi i jepet disa personave te besuar ne administrate. Logohet nepermjet facebookut dhe nepermjet ketij aplikacioni behet kalkulimi i numrit te likeve dhe share-ve ne facebook te friendsave te personit qe ka usernamen. Pra qe jane punonjes te administrates.

Cdo jave Endri Fuges i shkon raporti i sakte se cfare kane bere punonjesit e administrates. E me pas keto te dhena diskutohen edhe ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave sic njoftoi dhe ish zv ministri i Arsimit Taulant Muka.

Pra Keshilli i Ministrave miraton ne heshtje vendimet qe merr kryeministri vete per te ardhmen e vendit dhe me pas diskuton me ze te larte se ku ka caluar puna me liket dhe sharet ne facebook.

Mos e harroni kete aplikacion: www.majtas.net.

Të fundit