Flash News

KRYESORE

Gazetari që intervistoi Albert Veliun: A kam frikë për jetën? Nëse kanë gjë për të bërë, do e bëjnë

Gazetari që intervistoi Albert Veliun: A kam frikë për

Gazetari Jetmir Olldashi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Opinion’ për të dhënë më shumë detaje nga investigimi dhe intervista me Albert Veliun, dëshmitari X në audio-përgjimin me Agron Xhafaj.

Olldashi përsëriti kryesisht të njëjtat deklarata si në konferencën e mbajtur të shtunën e kaluar, ndërkohë që ‘FaxNews’ ka publikuar disa biseda të tjera midis gazetarit dhe Veliut dhe Veliut me Xhafajn.

I pyetur nëse ka frikë për jetën tani që u bë publik emri i tij, gazetari Olldashi tha se është i shqetësuar vetëm për terrorin mediatik që po ushtrohet mbi të dhe jo për diçka tjetër, sepse nëse dikush do kërkojë ta dëmtojë do e gjejë mënyrën.

“Nuk kam ndonjë frikë sepse po patën gjë për ta bërë do e bëjnë, si këtu si jashtë. Vetëm për terrorin mediatik...”, tha Olldashi.

Gazetarja kap ngushtë Ramën në transmetim direkt: Ku e gjete zërin e Agron Xhafajt?

Taulant Balla pranon skandalin: Dënimin e Agron Xhafajt e dinim që në vitin 2012-të; u gjend në vendin e gabuar

Lubonja për skandalin ‘Xhafaj’: Kryeministrat dhe ministrat i bëjnë fasadë trafikantëve

Të fundit