Flash News

KRYESORE

Gazetari që publikoi skandalin: Do nxjerrim fatura të tjera ‘të kripura’ të ministrave socialistë

Merxhan Daci, gazetari i “Faktoje”, ka premtuar se këtë javë do të publikojë të tjera fatura "të kripura" të ministrave të qeverisë socialiste. “Nesër do të kemi një qendrim redaksional për çështjen, ndërkohë që në javët në vijim do të vazhdojmë me publikimin e faturave nga ministri të tjera”, deklaroi ai në një prononcim për Mapo.

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në një reagim të gjatë në Facebook – 3 ditë pasi u publikuan dokumentet – sqaroi se rezervimi i biletave nuk është përgjegjësi e saj. Në përpjekje për të shuar sadopak valën e reagimeve, Gjonaj nuk mohon se qëndrimi i saj në një hotel ka kushtuar mbi 700 euro, por u justifikua duke deklaruar se ka qenë së bashku me stafin e saj.

Pretendimet e ministres bien poshtë, pasi siç shihet ne dokumentet e meposhtme, ajo ka qenderuar e vetme ne secilin hotel. Një natë e Gjonajt në resotrin luksoz “Steigenberger Wiltcher’s” në Bruksel ka kushtuar 543 euro, ku përfshihej dhe mëngjesi.

Konfirmohet se ajo ka qëndruar një natë vetëm në “Ambasciatori Palace” në Romë, fatura e së cilës është  i ka kushtuar shtetit shqiptar plot 706 euro.

Mbetet të shihet se cili do të jetë justifikimi apo qëndrimi i radhës i ministres, e cila është marrë në mbrojtje edhe nga kryeministri Edi Rama, pas daljes në dritë të skandalit.

 

 

Të fundit