Flash News

KRYESORE

Gazetari që takoi Avdylajt në Shijak: Protesta e opozitës na ndërgjegjësoi të vinim në Shqipëri

Gazetari që takoi Avdylajt në Shijak: Protesta e opozitës na

Kronika e publikuar nga ‘TG2’, pjesë e rrjetit italian ‘Rai’, që fliste për lidhjen e Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve, shkaktoi mjaft reagime në vend. Për më tepër që gjatë bashkëbisedimit me gazetarin Leonardo Zelino, trafikanti shqiptar me pseudonimin Igli pranon se me lekët e marijuanës janë blerë zgjedhjet parlamentare dhe njësoj do të veprohet edhe për zgjedhjet e ardhshme.

Në një intervistë për emisionin ‘Tempora’ në Ora News, Zelino sqaron se ideja për të ardhur në Shqipëri erdhi pasi panë protestën masive të opozitën më 16 shkurt para Kryeministrisë.

“Erdhëm dhe gjetëm një vend të ndarë fort mes atyre që mbështesin qeverinë dhe atyre që mbështesin opozitën. Dhe më pas vendosëm ta tregojmë këtë përplasje mes dy qëndrimeve dhe të marrim pjesë në protestën e opozitës zhvilluar para godinës së parlamentit.

Në Shqipëri kam ardhur disa herë, për të dëshmuar zhvillimet në vend, si ato të mira e si ato të këqija të lidhura kryesisht me narkotrafikun. Shqipëria në vitet e fundit ka bërë përparim, ndihet kjo në zhvillim ekonomik dhe atë turistik. Vendi ka ndryshuar, zhvillime këto edhe më të hershme se vitet e fundit në fakt. Besoj  se po ecën përpara drejt së ardhmes dhe këto përplasje mes dy qëndrimeve nuk i bëjnë mirë zhvillimit të saj ekonomik dhe turisti”.

Po përse Italia ka gjithnjë në vëmendje zhvillimet politike që ndodhin në Tiranë? “Italianët interesohen për çfarë ndodh në Shqipëri sepse shqiptarët janë të shtëpisë në Itali dhe italianët janë të shtëpisë në Shqipëri, jemi kushërinjtë me të afërt, na lidhin shumë gjëra përtej ekonomisë. Italia interesohet shumë si për zhvillimet ekonomike edhe ato politike të Shqipërisë”, përfundoi Leonardo Zelino.

Të fundit