Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetari: Rama ka ngritur një strukturë elektorale gati kriminale, deputetët e PS-së nuk flasin, janë në parlament me votat e rrahmanëve
Gazetari Ilir Babaramo e ka cilësuar si skandal mënyrën si reaguan të gjitha institucionet shqiptare sa i takon rastit të Xhisiela Malokut. Pasi sipas tij, nuk arritën ta fshehin dot marrjen peng, përdhunimin, rrahjen barbare deri dhe shuarjen e cigareve në trupin e një jetimeje nga djali i një deputeti të partisë në pushtet po përpiqen ta relativizojnë.
Në një shkrim të publikuar në rrjetin social Facebook, Babaramo thotë se rasti më i fundit është klasifikimi që i ka bërë ngjarjes prokurorja e çështjes, ku e ka cilësaur si përndjekje.
“Le të mos merremi me vajzën por me djalin e deputetit. Portreti i të atit të tij na bën të kuptojmë gjithë ngrehinën e pushtetit që po na qeveris prej pesë vjetësh, Rilindjen”, shkruan Babaramo.
Më tej, Babaramo ndalet edhe tek heshtja e deputetëve të PS-së për rastin në fjalë duke dhënë edhe arsyen.
“Ka shumë vetë në grupin e PS që e përbuzin por këtë nuk mund ta bëjnë publikisht. Sepse janë në sallë me votat e rrahmavëve. Për disa zgjedhje rresht Edi Rama ka ngritur një strukturë elektorale perfide gati gati kriminale. Territorin e ka ndarë duke vendosur në krye të çdo ngastre një rrahman. Madje dhe aty ku ka vendosur në krye të listës së deputetëve ndonjë zonjë të hirshme gjithësesi i ka bashkëngjitur një rrahman. Detyra e tyre është e qartë. Të blejnë votat dhe të intimidojnë këdo që është kundër”, shkruan Babaramo.
Postimi i plotë i gazetarit Ilir Babaramo
Parlamenti si atlasi I Lombrozos
Dhimitër Anagnosti është pa dyshim kineasti më I madh shqiptar. Mes dhjetëra episodeve të filmave të tij, që kanë ngelur në kujtesën tonë kolektive, është dhe batuta : e shikoni pra që krisma nuk ka patur. Gjithë aparati represiv I pushtuesve përpiqej të paraqiste si vdekje aksidentale vrasjen e një jetimi. Vetëm dikush guxoi të belbezojë : dëgjuam krisma. Paniku I verbër kaploi kuestorin. Pasi shkundi nga leckat gjithë jetimët e uritur ngriti zërin e deklamoi frazën cinike. Pas ngjarjes së Fushëkrujës gjithë shoqëria shqiptare ngjason me jetimët e “Lulëkuqet mbi mure”. Kështu të topitur janë të gjithë : qytetarët, media e shoqëria civile.
Skandali si reaguan gjithë institucionet shqiptare të cilat pasi nuk arritën ta fshehin dot marrjen peng, përdhunimin, rrahjen barbare deri dhe shuarjen e cigareve në trupin e një jetimeje nga djali I një deputeti të partisë në pushtet po përpiqen ta relativizojnë. Po përpiqen ta minimizojnë dëmët duke vepruar si xhenjerët që vendosin një dordolec mbi një minë të aktivizuar për të shpëtuar nga rrezja goditëse gjithë të tjerët që ia mbathin me vrap. Rasti më I fundit është klasifikimi që I ka bërë ngjarjes prokurorja e çështjes. Pavarësisht se që ditën e parë ka në dosje një raport mjekoligjor dhe fotot që dëshmojnë dhunën barbare në trupin e gocës, prokuroria e klasifikon veprën si “përndjekje”. A thua se djali I deputetit ka shkelur kodin rrugor dhe jo atë penal. Dhe prokurorisë ju deshën plot dhjetë javë , plot dhjetë javë për të kërkuar masën kundër tij, pasi skandali tashmë kishte plasur dhe gjithë opinioni publik kërkonte shpegime. S do shumë mend që një të shtyrë në përcjelljen cinike nga komisariati në komisiariat vajzës për ditë me rradhë ia ka dhënë dhe prokuroria.
Gjëja më e mirë që duhët të bëjë shoqëria dhe politika shqiptare është ta lërë gocën nga Fushëkruja të kurojë plagët e trupit dhe shpirtit në heshtje. Ajo që për të cilën duhet të vëmë këmbanat e alarmit janë rrethanat e këtij krimi shtetëror. Përse u deshën dhjetë javë dhe jo dhjetë orë për të kërkuar arrestimin e një pinjolli par excellence të rilindjes ? Çfarë ndodhi në këto dhjetë javë duhet të jetë shqetësimi ynë I vetëm. Askush me dy pare mend në kokë dhe pak cipë në faqe nuk mund të mendojë se gjithë zyrtarët që u përfshinë në hetimin e kësaj çështje nuk u përpoqën ta mbyllin këtë krim si një histori pasioni mes dy të rinjsh.
Ka një zell të paparë për ta diabolizuar nënkomisarin që denoncoi skandalin. E megjithatë le ta marrim të mirqënë se ai është një pazarxhi që kërkoi favore nga familja e deputetit, që nuk I shpëton vetingut për shkak të vëllait si pjesëtar I një bande se denoncimin e bëri për te fituar strehim politik në Zvicër por a e fshehin të gjitha këto akuza krimin. Një fushatë e jashtëzakonshme e ngjashme me politikën sovjetike “ad hominem” ende nuk po ia del dot të dominojë opinionin publik për ta futur atë në kurthin se : kush e thotë dhe jo cfarë thotë. Kaq vetëvrasëse është kjo propagandë sa zyrtarët e policisë deklaruan se sot vajza është marrë në mbrojtje. Po deri sot, po plot dhjetë javë përse vajza është lënë në mëshirë të fatit, mund të pyesë dhe më naivi në botë.
Le të mos merremi me vajzën por me djalin e deputetit. Portreti i të atit të tij na bën të kuptojmë gjithë ngrehinën e pushtetit që po na qeveris prej pesë vjetësh, Rilindjen. Besoj e keni parë tashmë në të gjitha telezionet ndonëse emrin kurrë nuk ia kishim dëgjuar më parë. E patë se fjalori I tij nuk I kalonte 30 fjalë. Mbi të gjitha e patë se dëshmia e tij për ngjarjen ishte si atyre dëshmitarëve mbrojtës në gjyqet e Palermos së viteve 70. E patë që nuk kishte pikë brerje ndërgjegjie që kishte një bir të tillë . Dhe mbi të gjitha e patë që nuk kërkoi ndjesë viktimës në emër të familjes .
A ju ka bërë përshtypje se asnjë nga deputetët e partisë në pushtet nuk ka dalë publikisht të tregojë një minimum përbuzje për Rrahmanin ? Kjo është pyetja që duhet të na shqetësojë të gjithëve? Përgjigjia e kësaj pyetjeje duhet të na bëjë të kuptojmë se cfarë ka ndodhur. Ka shumë vetë në grupin e PS që e përbuzin por këtë nuk mund ta bëjnë publikisht. Sepse janë në sallë me votat e rrahmavëve. Për disa zgjedhje rresht Edi Rama ka ngritur një strukturë elektorale perfide gati gati kriminale. Territorin e ka ndarë duke vendosur në krye të çdo ngastre një rrahman. Madje dhe aty ku ka vendosur në krye të listës së deputetëve ndonjë zonjë të hirshme gjithësesi I ka bashkëngjitur një rrahman. Detyra e tyre është e qartë. Të blejnë votat dhe të intimidojnë këdo që është kundër . Pikërisht për këtë arsye parlamenti I sotëm dhe ai I kaluar ngjasojnë me atlasin e Lombrozos. Një shekull e ca më parë, kriminologu I famshëm Italian përpiloi atlasin e tij. Thelbi është që në bazë të portretit mund të përcaktohet lloji I krimit. Eshtë një lloj tabele Mendelejevi I krimit. Thuajse të tillë janë dhe dy parlamentet e fundit. Shikoni kokat me qoshe të shumë prej tyre për të zbuluar se kush është përdhunes , kush xhepist , cili proksenet e kështu me rradhë.
Parlamenti I viteve 92-96 duket si një ëndërr. Nëse gjysma e tyre ishin me PHD nga universitetet më të famshme të Evropës, ndonëse Shqipëria kishte çuar jashtë vetëm një grusht studentësh për 45 vjet rresht, për parlamentin e sotëen duhet përdorur tjetër kriter. Mjafton që Taulant Balla në fillim të mbledhjes së grupit të pyesë : Kush shkrimtar e ka shkruar “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” ?
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38