All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gazetari rrëfen debatet me kolegun: Më çoi foto me ‘të gjatin’, ishte moment i mirë për vetëvrasje

Gazetari rrëfen debatet me kolegun: Më çoi foto me
All - Paragraf - 1

Gazetari Berat Buzhala ka treguar për debatet e shumta që ka zhvilluar me kolegun Baton Haxhiu për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Buzhala thekson se gjatë fushatës ka qenë me opozitën dhe Haxhiu me pushtetin, e kjo ka shkaktuar jo pak debate mes tyre.

All - Paragraf - 3

Por momenti më i keq, tregon Buzhala, ishte mëngjesi i 26 qershorit kur mësoi rezultatin e zgjedhjeve. Haxhiu i ka dërguar një foto me kryetarin Edi Rama dhe Buzhala e kalon me një batutë: “Ishte moment i mirë për vetëvrasje”.

Reagimi i Berat Buzhalës:

Qe nje jave me Batonin kemi pi kafe cdo mengjes. Kemi qene ne te njejtin hotel. Kur u cojshim, si dy vllazen te Kosoves u ulshim nja dy ore llaf e muhabet. Pothuajse nuk pajtohemi per kurrgjo. M'short nese m'kish thane qe dielli linde ne lindja, une i kisha thane "jo bash ne lindje". Po dihet tashme, per zgjedhjet ne Shqiperi u patem barrikadu me krejt artilerite, une me opoziten, e ai, si zakonisht, me pushtetin. Nejse ne Kosove me pushtetin kam pshtille kapak, ama tash e tutje jam me opoziten - hic se di kush ka me kane.

E nejse, sot kur i çela syte e bukur edhe e pashe rezultatin, dola ne dritare e e pashe Baton ne kafe. Nuk mujta me u perballe me te. Shkova ne garazhe me lift, edhe dola kah garazha.

Pas 10 minutave me çoi selfie me te gjatin. Ishte moment i mire per vetevrasje. Tane jeten m'ka mujte Batoni. Une kurre nuk luje me koeficient te ulte. Haxhiu lune me 1.05. Barcelonen me Las Palmas e shtin 1'sh.

 

Të fundit