Flash News

KRYESORE

Gazetari rrëfen takimin e fundit me kompozitorin Aleksandër Lalo: Qeshëm me të madhe dhe u ndamë

Gazetari rrëfen takimin e fundit me kompozitorin Aleksandër Lalo:

Kanë qenë të shumta reagimet për ndarjen nga jeta të kompozitorit Aleksandër Lalo.

Një prej tyre, gazetari Denis Dyrnjaja, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, rrëfen takimin e fundit me kompozitorin.

Postimi i plotë i gazetarit

Vdes Aleksandër Lalo rrojnë "manekinët" dhe "kukullat" bosh!

Herën e fundit që u takuam më ndali dhe më pyeti me një buzëqeshje që si mungonte kurrë: Denis e di ç'janë korçarët?! Jo-thashë! Janë pogradecarë pa liqen tha. Qeshëm me të madhe dhe u ndamë. Edhe pse është ditë e trishtë, është mirë ta kujtojmë të qeshur Sandrin siç ai ishte gjithmonë...

I ndjerë në muzikë, i ndjerë plot pasion e humor në bisedë, i ndjerë do mbetesh Sandër për jetë

Të fundit