Flash News

KRYESORE

Gazetari shpërthen ndaj deputetëve: Karagjozë, këta as zonat elektorale nuk i dinë

Gazetari shpërthen ndaj deputetëve: Karagjozë, këta as zonat

Gazetari Mentor Kikia ka shumë rezerva për deputetët e parlamentit shqiptar, të cilët i quan karagjozë, që përfitojnë nga taksat e shqiptarëve.

Ai tregon për seancën e sotme parlamentare, ku ndërsa deputetët duhet që të raportonin çfarë problemesh kishin hasur qytetarët në zonat e tyre elektorale, asnjë nuk e dinte zonën.

“Edhe zoti Salianji ishte i emëruar, nuk ishte i zgjedhur dhe zoti Salianji nuk e dinte ku e kishte zonën elektorale. Sot kishte një skenë qesharake që u zhvillua në parlament. Agjenda ishte hallet e qytetarëve, sot deputetet duhet të raportonin çfarë problemesh kishin hasur qytetarët në zonat e tyre elektorale, por asnjë prej tyre nuk e di ku e ka zonën. Janë karagjozë, përfshi edhe listën rezerve të PD e mbushur me karagjozë që sot paguhen me taksat tona dhe nuk kanë bërë një lekë punë. Unë nuk e di pse duhet të paguhen ata njerëz.”, tha Kikia në Ora News

Të fundit