Flash News

KRYESORE

Gazetari shpërthen ndaj Interit: Shpresoj t’i varros, t’i zhduk nga ky planet

Gazetari shpërthen ndaj Interit: Shpresoj t’i varros, t’i zhduk

Në prag të ndeshjes Juventus-Inter që do të luhet të shtunën në mbrëmje nuk ka munguar as incidentet. Televizioni zyrtar i Juventus-it ka kërkuar falje, pasi një nga prezantuesit gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë tha se donte të zhdukte Inter-in nga ky planet dhe t’i mbante nëpër kanale.

“Shpresoj t’i varros, t’i zhduk nga ky planet, të zhduk edhe shpresën më të vogël që kanë duke pretenduar se janë bërë një ekip i vërtetë. Ata duhet të mbeten në kanale, aty ku kanë qenë në vitet e fundit, duke u fshehur në errësirë”, u shpreh Sandro Pello, presidenti i komunikimit të Juventus në kanalin zyrtar të televizionit.

Por duket se pello e kuptoi gabimin e bërë dhe nëpërmjet Twitter kërkoi falje.

“Shumë interistë ishin të inatosur nga komentet e mia, po ashtu edhe disa juventinë. Isha duke bërë shaka, ishte një moment euforie dhe shakaje, por mbase e ekzagjerova. Kërkoj falje. Do të shihemi në fushë të shtunën”, ishte pendesa e tij.

Të fundit