Flash News

KRYESORE

Gazetari shqiptar i krahason gratë myslimane me çadrat, kapet me kritikët: Ju terrorista…

Gazetari Berat Buzhala ka provokuar shumë me një postim në profilin e tij “Facebook”, ku tre gra myslimane të mbuluara i ka krahasuar me çadrat.

“Nuk jane çadra. Shoqe i kam. Dolëm pak deri në sheher, tham e shohim nojkan a na sheh nojkush”, shkruan Buzhala teksa poston foton e shkrepur prej tij.

Ky postim ka shkaktuar shumë zemërim te myslimanët, të cilët e kanë kritikuar dhe kërcënuar. Kjo situatë ka nxehur gazetarin që ka reaguar me një status të dytë. Kritikët Buzhala i konsideron “pothuajse-terrorista” dhe këtu i referohet shqiptarëve të Maqedonisë dhe atyre të diasporës, që sipas tij janë ekstremistë me prirje terroriste.

Reagimi i Berat Buzhalës:

Vemendje ju pothuajse-terrorista:

U mata tri kater here me e shly postimin me 'çadra', ama u tuta me shly. Me erdh marre prej vetes. Thash, nese e shly atehere ju vec inkurajoheni me e terrorizu kendo qe provon ne cfaredo forme me satirizu nje fenomen te caktuar.

Miq, e kam fjalen per dhjetera ekstremista, me prirje terroriste, kryesisht nga viset shqiptare ne Maqedoni, por edhe nga diaspora, qe u turren ne mesazhe, pse une kokna talle me fene islame.

Deshiroj te sqaroj nje gje: kjo veshje, sikur e ketyne tri grave, nuk ka kurrfare lidhje me Islamin. E njejta veshje, sikur e ketyne, po ndalohet me ligj neper vende evropiane - per arsye te sigurise. Une mendoj qe edhe ne duhet te marrim masa te tilla.

I ka gati dy vjet qe lexoj per Islamin, lexoj per Kuranin, e edhe per Profetin Muhammed, e cohet gjithcfare qyrri, qe asnje rresht per fene se ka lexu, edhe me tregon mu qe une po u tallsha me Islamin.

Nje mbulese e tille, ne fakt kamuflim, nuk ka lidhje me femnen myslimane. Eshte ofendim per te.

Jo o dud, nuk po tallna me Islamin, e as me grate myslimane, por po tallna me trunin tend.

Kaq. Grrithi tash.

Të fundit