Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gazetari shqiptaro-amerikan: Edhe 'Vatrën' e Konicës dhe Nolit e morën bijtë e komunistëve
Beqir Sina, gazetar dhe aktivist i vjetër dhe i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan, ka artikuluar akuza të forta në një shkrim të gjatë, që ka në fokus Federatën Panshqiptare 'Vatra' dhe gazetën e saj, 'Dielli'. Sipas Sinës, i cili ka qenë ndër të tjera edhe gazetar i 'Diellit', komunistët dhe pasardhësit e tyre e kanë pushtuar edhe këtë ishull të fundit të së djathtës konservatore. Ai përmend një radhë emrash që sipas tij kanë lidhje me të shkruarën dhe pushtetin komunist, qoftë personale apo nëpërmjet familjeve. Gazetari nuk harron të kujtojë idealizmin që e ngjizi dhe e mbajti Federatën, por edhe aktivistët e shquar të 'Vatrës' si Konica, Noli, Arshi Pipa etj. duke bërë kështu një kontrast të fortë mes të shkuarës dhe të tashmes.
Shkrimi i plotë i Beqir Sinës:
Me partitë tradicionale në Shqipëri, PLL, BKD, BK, dhe Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin Dielli, këtu në SHBA, fillon dhe merr fund, konservatorizmi shqiptar, e djathta dhe nacionalizmi – patriotizmi shqiptar, idealizmi shqiptar.
Këto fakte të hidhura, nëse i përkthejmë me terma postmodernë, ato duhet të jenë për shqiptarët si asete të mëdha të kombit tonë. Pa Federatën PanShqiptare Vatra, dhe Diellin, ku do të ishim!? A do të kishim mbetur ende shqiptarë atdhedashës në vorbullën e egër të asimilimit shumëkombësh në SHBA!?
Fakti se ne mburremi gjithmonë, kur themi se Vatra e kolosëve të kombit shqiptar Noli, Konica, Pipa etj., luajtën me vetëdije rolin e shtetit amë, kur ai na mungonte. Vatra e dikurshme, me Uillsonin e shpëtoi Shqipërinë nga copëtimi, së bashku me patriotët dhe atdhetarët, fisnikët e kombit shqiptar.
Më pas partitë tradicionale, që u krijuan në mërgim, mbas ardhjes së komunistëve në pushtet, ishin PLL, BKD, BK, së bashku me Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin opozitar antikomunist Dielli, nuk e njohën asnjëherë qeveritë komuniste deri sa komunizmi u kalbëzua përbrenda dhe vetërrëzua.
Shqiptaro-amerikanët për shumë dekada si patriotë të përkushtuar dhe në mënyrë vullnetare e donin Shqipërinë të lirë dhe demokratike, mike të përjetshme me SHBA dhe Europën Perëndimore. Ata kur u arratisën nga Shqipëria e Enver Hoxhës dhe shkuan në Europë, si synim kryesor kishin kampionin e demokracisë botërore SHBA-në, Kanadanë dhe Australinë.
Ato kurrë nuk pushuan për interesat e shtetit amë Kosovës dhe Çamërisë, duke luftuar së bashku me forcat e tjera veterane nacionaliste në mërgim, të cilët kishin ardhur para tyre, duke bërë aleancë të madhe para flamurit kuq e zi pa yllin komunist, një sakrificë të madhe dhe historike për kombin tonë.
Po ku janë sot idealistët, patriotët e atdhetarët në Federatën PanShqiptare Vatra, dhe organin e saj Dielli! Ato gjenden në fakt në faqet e mureve të Vatrës së vdekur sot, të kthyer celuloid bardhezi, në zyrat e saj pa frymëmarrje në Bronx, Neë York.
Në Vatër (Kryesi) sot kanë mbetur shumë pak idealistë naivë, ku shumë prej tyre nga mosha dhe dëshpërimi se nuk e panë më kurrë vendlindjen vdiqën… disa të tjerë u larguan për arsye shëndetësore.
Ndërkohë, ata pak vatristë, që kanë mbetur po mundohen të mbajnë gjallë frymën dhe idealet vatrane, si për të treguar se Vatra rron dhe nuk vdes kurrë…
Ata pak pensionistë në moshë të thyer, që kanë mbijetuar aty, nuk “shiten” dhe nuk e lëshojnë kurrë Vatrën, nga se janë idealistë, janë patriot e atdhetar, deri në vdekje. Kurse, vatranët e qetë me vlera reale janë shumë larg shtëpisë pa zot të Vatrës në Nju Jork. Është e çuditshme por dhe një fakt kuptimplotë se pikërisht ky element vërtetë atdhedashës, sot jetojnë dhe ndihmojnë Vatrën, mbajnë gjallë nga Detroiti, Florida e Ëashington!
Dielli sot po vetëshuhet, se nuk ka mbetur as edhe një sa për be, i thonë më shqip. Aty nuk ka më gazetarë idealistë, patriotë dhe atdhetarë, qoftë edhe me ndonjë traditë vatrane, përfshirë edhe bashkëpunëtorët e Diellit, që ka zgjedhur privatisht editori i sotëm, janë ish-gazetarë të ushtrisë popullore proletare të Shqipërisë. Ku është katandisur Dielli sot? Sot Dielli si fletushmë familjare i ngjason një llambushke, që ndizet kur i teket partizanëve, të cilët mbas vitit të zi 1991 kanë mbërritur në SHBA. Ai udhëhiqet nga një kryetar aktual Dritan Mishto, i biri i ish-Prokurorit, në kohën e komunizmit, të Partisë Komuniste (Punës) të Shqipërisë. Aty para pak viteve ka nisur të vegjetoj një kryeredaktor i ri Diellit Dalip Greca, i cili ka qenë më parë kryeredaktor i gazetës “Shkëndia”, gazetë e Komitetit të Partisë Komuniste (Punës) në rrethit e Lushnjës, deri në vitin 1991.
Dielli pro komunist, ka një Sekretar për Shtypin Dritan Haxhia, i cili bën pjesë në kryesinë e Vatrës. Ai është i biri një këngëtari nga më të njohurit e asaj kohe në Shqipëri, i cili me zemër dhe shpirt i këndoi diktatorit Enver Hoxhës, por që edhe vetë ka qenë një ish-militant i PS (anëtar i FRESH-it), në “demokraci”. Porter i Vatrës ngjyroset me komunistë të stazhionuar në Shqipëri, midis të cilëve dallohen bashkëpunëtorët besnikë të partisë, ish-oficeri komunist Qemal dhe bashkëshortja e tij Këze Zylo, ish-mësuese e partisë.
Gazeta më e vjetër shqiptaro-amerikane Dielli (1912), sot udhëhiqet e drejtohet nga një grup enveristë me miq e familjarë të idealeve komuniste të Partisë së Punës, parti, kjo që ngordhi, por la bijtë e saj, të cilët po vazhdojnë rrugën e largqoftit edhe këtu në diasporë. Ata kanë pushtuar me djallëzi shtypin (Diellin) dhe Vatrën e Nolit dhe Konicës. Nëse këto dy korifenj të mendimit përparimtar atdhetar shqiptar do të ishin gjallë ato do të kishin bërë vetëvrasje, pse komunizmi shqiptar pushtoi SHBA-në!
Dalipi, punoi më shumë si gackë e mbuluar për të bërë pushtimin e Vatrës me komunistë të stazhiunuar. Si me urdhër të peshkut na mbiu papritur dhe kujtuar një farë Dritan Haxhia, që si u thotë ai shokëve të vet nuk e dinte se ku ishte dera e Vatrës… deri sa me “yzmin” e Dritan Mishtos, tani është caktuar në postin e sekretarit për komunikimin me Median.
“Dielli” i Enver Hoxhës në Vatër (që është bërë sot kopja e gazetës Zëri i Popullit), ka hapur dyert (i ka shqyer ato) edhe për dy bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, kushërirën ose një nga të afërmet e tepelenasit së tyre, Kryepralamentarit Gramoz Ruçi, mbi të cilin rëndoi krimi i vrasjes së katër dëshmorëve të demokracisë më 9 prill 1991 në qytetin antikomunist të Shkodrës.
Në Vatër i është dhënë vend të bijës së një ish-Kryetari të Kooperativës dhe Sekretarit të Partisë së Kooperativës Bujqësore, ku ishte Kampi i tmerrshëm i Tepelenës, në kohën e krimeve kolektive, ku vdiqën shumë fëmijë për bukën e gojës, në kampet e internimeve që ngjasonin me kampet e shfarosjes së Maht’hauzenit dhe Aushvicit, gjatë kohës së nazizmit gjerman…
Për dy miqtë familjarë të kryetarit Dritan Mishto dhe të vetemëruarit kryeredaktori Dalip Greza, Vatra sot ka nepotizëm në afrimet e saj, që bien ndesh me kodin dhe etikën e Federatës në fjalë.
Ata më larguan me “dhunë” mua dhe Mimoza Dajçin, vetëm për të afruar dhe futur në Vatër dhe bashkëpunëtorë të organit të saj, Qemalin dhe pseudogazetaren Këze Zylo, si shpërblim pse ajo kishte shkruar 4 vjet më parë për largimin nga Konsullata, pra nxjerrjen nga puna të diplomatit komunist Mishto.
Afrimi i tyre sikurse është shprehur edhe vetë ish-Konsulli dështak, ka qenë se: “Shoqja ime komuniste Kozeta ( alias Këze) Zylo, ishte e vetmja “gazetare” nga diaspora, që shkroi kundra Edi Ramës, në shkarkimin e Konsullit”. Kjo është ajo që vetë Mishto, ka thënë publikisht (ndaç ta mohojë dhe ndaç pohojë). Kjo është e vërteta, mbasi Dielli nuk mbulohet me shoshë. Kjo është vërteta!
Nëse nuk themi të vërtetën dhe vetëm të vërtetën nuk bëjmë gjë tjetër, por veçse pohojmë një fatalitet tonin, se po e humbim Vatrën, dhe Diellin. Të dyja motra e vjetra shqiptaro-amerikane po udhëtojnë të sigurta drejt varrezave të Nju Jorkut, mbasi është pushtuar me kohë nga social komunistët dhe sigurimsat, që mbështetën nga naivët miop.
Vatra në Amerikë, është mbajtur gjallë dhe me dinjitet vetëm nga korifenjtë e politikës, letërsisë dhe media, patriotët e atdhetarët e flaktë, anëtarët e saj luftëtarë dhe njerëz që nuk kursyen asgjë, për Federatën dhe atdheun e tyre për shumë dekada në mërgim.
Vatrës, tani i duhet reforma e pastrimit sa më parë nga mostrat e diktaturës komuniste. Vatra duhet të jetë një shtëpi apo vatër e ngrohtë për të gjithë patriotët shqiptarë dhe jo për vemjet e diktaturës komuniste, atyre që deri dje e kishin halë në sy Federatën Panshqiptare…
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38