Flash News

KRYESORE

Gazetari Skendaj akuzon qeverinë: Ministria e Shëndetësisë e dërgoi Elonën në Turqi sa për sy e faqe

Gazetari i News 24, Erjon Skendaj ka reaguar pasi ka mësuar lajmin se Elona Kuburja ka ndërruar jetë në Turqi. Në një postim në Facebook, gazetari shkruan se shteti u kujtua shumë vonë për të marrë përsipër shpenzimet e kurimit, pavarësisht apelit disa javorë në media.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë ishte në dijeni të rastit vite më parë por heshti deri në ditën kur u rrit presioni i qytetarëve.

“Njësoj si me Kristin e vogël, qeveriu beri shown e radhës, sa për sy e faqe, si për ti thëne popullit qe ne e bëme punën, pikërisht kur beshtja ishte bere mediatike dhe lajmi kish marre dhëne ne mes te shqiptareve”, shkruan ai.

Statusi i plotë:

U shua një engjëll qe aq shume e donte jetën. U këput ne mes nje lule qe sa kish nis te cel. Ike ti Elona dhe le pas me mijëra zemra te vrara shqiptaresh qe u luten aq shume per ty qe ti ta mundje semundjen, por ishte vone, shume vone. Per ty shteti u kujtua vetem ne ditet e fundit, tek lengoje ne shtratin tend e lidhur me aparatura qe te mbanin me sforco ne jete, e kur shume pak kish mbetur per te luftuar.

Njesoj si me Kristin e vogël, qeveriu beri shown e rradhes, sa per sy e faqe, si për ti thene popullit qe ne e bëme punën, pikërisht kur çështja ishte bere mediatike dhe lajmi kish marre dhëne ne mes te shqiptareve. Ministria e Shendetsise e njihte rastin qe vite me pare, pasi ishte sëmundje e lindur, por heshti deri ne ditën kur u denoncua ne News 24.

Vec dhimbjes dhe hidhërimit te njerëzve qe aq shume te deshën, ti le pas një tjetër histori te trishte qe uleret por qe nuk degjohet nga veshet e pushtetit shurdh, qe si dje dhe sot vazhdon ti ndaje njerëzit ne anonim dhe vipa. U prefsh ne paqe Elona, te qofte dheu i lehte.

Të fundit