Flash News

KRYESORE

Gazetari Sokolaj: Dako në përgjimet e një grupi që trafikonte drogë në Gjermani

Gazetari Sokolaj: Dako në përgjimet e një grupi që

Gazetari i kronikës së Ora News, Trashëgim Sokolaj zbulon se dosja ‘Dako’ u zbulua pas hetimeve për një grup kriminal ndërkombëtar që trafikonte drogë nga Shqipëria në Gjermani dhe Holandë. Sipas tij, prokuroria kishte prova të mjaftueshme për të t’iu drejtuar gjykatës për të caktuar masat e arrestit për personat e përmendur në këtë çështje, duke përfshirë edhe Dakon.

“Në vitin 2016 autoritetet gjyqësore në Shqipëri janë informuar nëpërmjet një letërporosie të ardhura nga autoritetet e Kosovës, UNMIK-u për një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria drejt Gjermanisë dhe Holandës. Ky material i është dorëzuar Policisë së Shtetit për verifikim dhe pasi e ka bërë verifikimin e disa personave që fillimisht kanë qenë 7. Në bazë të verifikimeve që ka bërë komisariati i Kavajës dhe drejtoria e policisë së Tiranës është referuar në vitin 2016 cështja në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ku është hapur si hetim.

Ka filluar hetimi dhe më pas rrethi është zgjedhur. Në vjeshtën e viti 2017 unë jam informuar nga burime të prokurorë që në këtë çështje implikohej Dako. Dhe me informacionin që më është dhënë në atë kohë, përmbajtja e akteve që ishin mbledhur nga hetimi ishte e mjaftueshme për tiu drejtuar gjykatës me caktimin e masës së arrestit ndaj personave që ishin evidentuar deri në atë rast. Gjë që prokuroria nuk e bëri”, deklaroi Sokolaj.

Të fundit