Flash News

KRYESORE

Gazetari-studentëve: Kërkesa e vetme që duhet të kishit paraqitur, të ishit konsultuar me pedagogët

Gazetari-studentëve: Kërkesa e vetme që duhet të kishit

Gazetari Mentor Kika u është drejtuar studentëve se nëse do të ishin konsultuar me pedagogët do të kishin paraqitur kërkesa më të mira dhe më efikase.

Në emisionin ‘Dritare’ në News 24, Kikia tha se studentët duhet të kishin vetëm një kërkesë, atë të shfuqizimit të ligjit për arsimin e lartë pasi sipas tij ai ligj ka shkatërruar sistemin universitar.

“Nëse do ishit konsultuar me pedagogët do kishit bërë kërkesa më të mira, më efikase.

Kërkesat nuk janë të çojnë rrënjësisht në përmirësimin e sistemit arsimor.

Kërkesa duhet të ishte vetëm të përmbyset ligji për arsimin e lartë, sepse ai ligj ka shkatërruar universitetet”, tha Kikia duke ju kujtuar studentëve se janë ende në kohë për të riformuluar kërkesat e tyre.

Të fundit