Flash News

KRYESORE

Gazetari sulmon Baton Haxhiun: Besoj se paguhet mirë nga Edi Rama

Gazetari Berat Buzhala, i cili është njëherësh edhe pronar i televizionit T7 në Kosovë ka kritikuar kolegun e tij, Baton Haxhiu, i cili ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Të paekspozuarit” në Top Channel, ku u diskutua rreth audio-përgjimit të Agron Xhafajt.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Buzhala pohon se shpreson që Rama ta paguajë mirë Haxhiun për shërbimin që i bën, ndërsa shton se nuk do të donte të ishte si ai.

Hic të lehtë nuk e ka as Batoni, mbroje Hashën (i referohet Haxhim Thaçit) në Kosove, mbroje Edin në Tiranë. Të dy janë klienta të randë. Ishalla paguhet mirë së boll zor. Mos qofsha në lëkurën e tij”, ka shkruar Buzhala.

Në emisionin e drejtuar nga Ylli Rakipi, Haxhiu u shpreh se opozita e ka përdorur çështjen 'Xhafaj' në mënyrë të pacipë, për të penguar integrimin.

Statusi i Berat Buzhalës:

Të fundit