Flash News

KRYESORE

Gazetari: Tahiri shihte i tromaksur sa majtas e djathtas. Hipi në “Range Rover” me dy bodyguard

Gazetari: Tahiri shihte i tromaksur sa majtas e djathtas. Hipi në

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është akoma nën hetim nga Prokuroria  për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.

Siç duket kjo periudhë hetimi nuk ka qenë aspak e qetë për Tahirin. Gazetari Armand Maho, në një postim në Facebook tregon se ka parë dje Tahirin në zonën e Tiranës së Re, teksa ecte i tromaksur duke parë sa majtas e djathtas.

Ai shprehet më tej se Tahiri ishte rëndë. Pasi eci për disa minuta, sipas Mahos, Tahiri hipi në një makinë  “Range Rover” i cili e ndiqte me shpejtësi të ulët, me xhama të zi, dhe dy bodigardë, njëri ne timon dhe tjetri në sediljen e parë.

Statusi i plotë i Armand Mahos:

Nga cfare ka frike Tahiri?!

Sa per kulture te pergjithshme, per cfare i duhen bodigardet Sajmir Tahirit. Ky vend ka pasur me dhjetra ish ministra te brendshem, po nuk i kam pare te ruajtur me kaq masa sigurie! E pashe sot tek tir e re, eci nje cope rruge ne kembe, dhe dukej si i tromaksur shihte sa majtas djathtas . Me pas hipi ne nje range rover i cili e ndiqte me shpejtesi te ulet, me xhama te zi, dhe dy bodigarde, njeri ne timon dhe tjetri ne sediljen e pare. Vete Saja qe kishte zgjatur mjekren, u ul ne sediljen mbrapa. Nuk ishte hera e pare qe e shihja, e kam pare dhe tek libri universitar kur ecte pa teklif ne kembe. Sot ishte goxha rende! Nga kush ruhet valle! Nga opozita?! Kete sma do mendja se ka ndonje mendje sado te ceket ta besoje! Nga media? Apo nga qytetaret? Nga kush?

Të fundit