Flash News

KRYESORE

Gazetari thirrje aktivistëve: Ngrini çadrat në oborrin e teatrit, vetëm ju keni të drejtë ta zaptoni

Gazetari thirrje aktivistëve: Ngrini çadrat në oborrin e

Gazetari dhe producenti Artan Rama ka kërkuar nga aktivistët dhe aktorët që të ngrejnë çadrat në oborrin e Teatrit Kombëtar. Rama thekson se prona e teatrit po merret në mënyrë jo kushtetuese dhe vetëm aktivistët dhe aktorët kanë të drejtë ta zaptojnë për ta mbrojtur.

“Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, ngrini çadrat! Ngrini çadrat në oborrin e Teatrit Popullor! Është pronë publike të cilën po jua marrin jokushtetutshmërisht. Është prona e juaj, ndaj keni të drejtë ta zaptoni qysh sot. Ata po e braktisin, ju po e mbroni. Merreni ju e jo ata. Kaq”, shkruan Artan Rama.

Qeveria dhe mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama kanë shprehur vendosmërinë për të çuar përpara planin për shembjen e teatrit pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve dhe presidentit të Republikës.

Artan Fuga: Edhe teatër të ri edhe atë që është; njeriu pa kujtesë nuk e di se çfarë bën

Të fundit