Flash News

KRYESORE

Gazetari tregon çfarë fshihet pas nismës së Ramës për sigurimin e banesave: Biznes me 50 milionë euro në vit...

Gazetari tregon çfarë fshihet pas nismës së Ramës

Gazetari i ekonomisë në televizionin ‘Top Channel’, Klodian Tomorri, është shprehur kundër nismës së kryeministrit Edi Rama për të detyruar njerëzit të bëjnë sigurimin e banesave dhe të bizneseve, nisur nga përmbytjet e fundit.

Sipas Tomorrit, pas kësaj nisme fshihet një biznes me 50 milionë euro në vit, ndërkohë që kostoja mesatare e dëshmpërblimeve që qeveria ka paguar për shtëpitë dhe bizneset e përmbytura ka qenë 200 deri në 300 milionë lekë.

Sa i përket rrugëve që prishien dhe urave që shemben, gazetari thekson se ato kanë fajtorë me emra konkretë dhe kostot duhet t’u ngarkohen atyre.

Klodian Tomorri flet për përgjegjësi publike dhe individuale kur vjen puna te dëmet që shkaktohen nga përmbytjet, ndaj taksa për sigurimin e banesave është e gabuar.

Reagimi:

Jo taksës private të përmbytjes

Në të gjitha përmbytjet e fundit, kostoja maksimale e paguar nga buxheti për dëmshpërblimin e familjeve të prekura nuk e ka kaluar asnjëherë shifrën 500 milionë lekë.

Kostoja mesatare ka qenë 200 deri në 300 milionë lekë. Pavarësisht se pamjet e ujit në banesa dhe biznese e amplifikojnë dëmin e perceptuar të përmbytjeve ai ka qenë gjithmonë i papërfillshëm, për financat e shtetit.

Është e vërtetë qe ka dhe një dëm tjetër në veprat publike. Por rrugët që prishen dhe urat që shemben kanë fajtorë me emra konkretë dhe kostot duhet t’u ngarkohen atyre.

Sot kryeministri foli për sigurim të detyrueshëm të banesave dhe bizneseve. Por në asnjë rast përmbytjet dhe kosto që buron nga to nuk mund të justifikojnë taksën private të tyre; sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve. Dhe jo vetëm për shkak të kostos së papërfillshme, në raport me taksën që i vihet popullit, nëse miratohet nisma.

Edhe tek shtëpitë apo bizneset që përmbyten, një pjesë prej tyre nuk janë dëm fatkeqësish natyrore. Por janë rezultat i përgjegjësisë, së pari publike dhe së dyti edhe individuale.

Nëse shteti nuk bën kanalizimet, pritat, argjinaturat nuk ka pse të paguajë populli taksë për llogari të privatit. Kjo është pergjëgjesia publike.

Së dyti, një pjesë e bizneseve dhe familjeve që përmbyten kanë përgjegjësi individuale. Sepse nuk i ka detyruar askush individet të bëjnë shtëpitë në buzë të lumenjve, apo në zonat me risk të lartë përmbytje. Është përgjegjësi individuale.

Kur dikush ble me vullnetin e tij të lirë, një mall të skaduar ose bën një investim të gabuar ai mban kostot e humbjes, jo shoqëria.

Kjo taksa private e sigurimit të detyrueshëm të banesave është 50 milionë euro në vit, nga 3 milionë euro që është kostoja maksimale e përmbytjeve. Kuptohet fare mire, se ça biznesi është ky. Për një plesht digjet jorgani.

Të fundit