Flash News

KRYESORE

Gazetari tregon emrat: Nëse je pjesë e një reforme, në qeverinë e Rilindjes bëhesh kryetar; Në pritje Arta Marku

Gazetari tregon emrat: Nëse je pjesë e një reforme, në

Gazetari i njohur Flamur Vezaj, i cili ndonëse është larguar prej kohësh nga Shqipëria, vijon të denoncojë mangësitë, kryesisht në sistemin e drejtësisë.

Në një status në rrjetet sociale, ai shtron faktin se si në qeverinë e Rilindjes nëse je pjesë e reformimit të një institucioni bëhesh kryetar apo drejtor i atij institucioni.

Ai merr si shembull rastin e Gent Ibrahimit, Skënder Gjinushit, Sokol Sadushit, Helidon Bendos dhe në pritje sipas tij është edhe Arta Marku.

Reagimi:

Te besh reformen per vete!

Vetem ne Shqiperi ndodh qe ai qe angazhohet ne reformimin e nje institucioni, si ne aspektin ligjore apo ndryshimet ne strukturat e tjera, pas mbarimit te reformes behet kryetar i atij institucioni! Dhe shembuj per kete tashme jane bere disa ne qeverisjen e Rilindjes!

#Gent Ibrahimi, nje nga anetaret kryesor te reformes ne drejtesi, u be kryetar i KLP-se!

#Sokol Sadushi, nje nga anetaret qe reformuan ligjin per Shkollen e Magjistratures, merr mandatin e drejtorit perseri!

#Helidon Bendo pas ikjes se V.Ajazit me detyren e ushtruesit te komanduar beri reforma ne aspektin ligjor, rikonstruktoi institucionin, strukturat e saj dhe u emerua vet ne krye te SHISH-it!

#Skender Gjinushi, i emeruar si nje nga anetaret per te reformuar Akademine e Shkencave dhe pas ndryshimeve te ligjit dhe levizjeve te tjera (politike) behet vet kryetar!

Etj etj ..ne pritje jane edhe disa si Arta Marku ...

#Ja pra ne qeverine e Rilindjes nese je pjese e ndonje reforme, te sigurt e ke vendin e kryetarit apo drejtorit te institucionit te reformuar sepse i vendos kriteret sipas atyre qe vet i ploteson!

Të fundit