Flash News

KRYESORE

Gazetari tregon itinerarin e kokainës: Kamioni u shoqërua nga një makinë

Gazetari tregon itinerarin e kokainës: Kamioni u shoqërua nga një

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar fakte të reja, pas sekuestrimit të 613 kg heroinë. I ftuar në emisioni ‘Opinion’, Hoxha tregoi se dje ne mbrëmje është paraqitur një trajner në portin e Durrësit, i cili ka marrë kontenierin që shoqërohej nga një makinë Volkswagen.

“Pas identifikimit te kontenierit, skuadra operacionale ka pritur përfundimin e procedurave, të cilat janë bërë nga menaxheri i kompanisë. E ka kaluar procedurën dhe dje ne mbrëmje është paraqitur një trajler, i cili ka marrë kontenierin. Kontenieri shoqërohej nga një makinë Volkswagen që ka shoqëruar konternierin në Maminas. Makina që ka bërë shoqërimin është kapur në Tiranë. Megjithatë, nga të gjithë të arrestuarit asnjëri prej tyre nuk është bosi i vërtë”, sqaroi Hoxha.

Më tej, Hoxha shtoi se beson se destinacioni i kokainës ishte tregu gjerman, ku një kilogram drogë arrin vlerën 24 mijë euro.

Të fundit