All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Gazetari tregon një rast të trafikut të drogës nga Habilajt kur u fikën radarët: Po Kodheli çfarë dhurate mori?!

Gazetari tregon një rast të trafikut të drogës nga Habilajt
All - Paragraf - 1

Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj, rrëfen një tjetër rast të trafikut të drogës të kryer nga grupi Habilajve. Sipas tij, në 6 maj të 2015-ës, një skaf erdhi nga Itali për të marrë një ngarkesë droge dhe në momentin që ai u afrua në territorin shqiptar u fikën radarët.

All - Paragraf - 3

“Më 6 maj 2015, një skaf erdhi nga Italia për të marr një sasi të madhe marijuane, ku shitësit dyshohet se ishte grupi i Moisi Habilajt, kushëririt të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri! Për kalimin pa problem të skafit nga ujërat shqiptare e për tu ankoruar në zonën e Himarës ku edhe u ngarkua me “mall” kanë ndihmuar edhe Ushtria! Po po Ushtria ose thënë ndryshe disa zyrtar ose Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët kanë urdhëruar operatorët e Q.N.O.D. të Sazanit të fikin RADARET (në letra dolën jashtë funksionit për 20 minuta) dhe trafikantet e orientojnë skafin me anë të telefonit për vendin e ankorimit!”, thotë Vezaj.

Gazetari shkruan se radarët janë riaktivizuar sërish në momentin që skafi është larguar nga ujërat territorial të Shqipërisë.

“Kjo provohet në raportet dhe librat e shërbimit të sekuestruar në Sazan dhe nga ato të sjella nga autoritetet italiane, të cilat janë renditur te vendimi i masës së sigurisë ndaj Tahirit ku përmendet edhe një rast i trafikut me peshkarexha ku radarët janë fikur pa dashje”, vijon më tej shkrimin e tij, Vezaj.

Ai flet gjithashtu edhe për raportet mes Saimir Tahirit dhe Mimi Kodhelit në kohën kur të dy ishin ministra.

“Se gojët e liga në atë kohë thonin se Kodheli dhe Tahiri sikur ishin “armiq” por që fikja e RADAREVE mesa duket i paska zbuluar miqësinë! A thua të këtë marr edhe Kodheli dhuratë apo fikja e radarëve është bërë pa dijeninë e saj?!”, pyet Vezaj.

Shkrimi i plotë i Flamur Vezajt

Po Kodheli çfarë dhurata mori!!???

Më 6 maj 2015, një skaf erdhi nga Italia për të marr një sasi të madhe marijuane, ku shitësit dyshohet se ishte grupi i Moisi Habilajt, kushëririt të Ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri! Për kalimin pa problem të skafit nga ujërat shqiptare e për tu ankoruar në zonën e Himarës ku edhe u ngarkua me “mall” kanë ndihmuar edhe Ushtria! Po po Ushtria ose thënë ndryshe disa zyrtar ose Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët kanë urdhëruar operatorët e Q.N.O.D. të Sazanit të fikin RADARET (në letra dolën jashtë funksionit për 20 minuta) dhe trafikantet e orientojnë skafin me anë të telefonit për vendin e ankorimit! Në momentin e identifikimit si objekt që po vinte me shpejtësi, radarët dalin jashtë funksionit dhe me largimin e skafit nga territori shqiptare, radarët rifillojnë punën normalisht. Pas largimit të skafit dhe udhëtimit të qetë duke zbarkuar “mallin” në brigjet e Barit janë riaktivizuar Radarët! Kjo provohet në raportet dhe librat e shërbimit të sekuestruar në Sazan dhe nga ato të sjella nga autoritetet italiane, të cilat janë renditur te vendimi i masës së sigurisë ndaj Tahirit ku përmendet edhe një rast i trafikut me peshkarexha ku radarët janë fikur pa dashje! #Kjo tregon se shumë institucione janë venë në shërbim të kushërinjve të largët të Ministrit të Brendshëm të asaj kohe i cili i kishte “shitur” edhe makinën për t’ia lehtësuar udhëtimet nëpër Shqipëri e pika të kalimit kufitare! #Po ish-ministrja e Mbrojtjes Kodheli çfarë do të thotë tani, se ajo thoshte, “që radarët nuk janë fikur”! Se gojët e liga në atë kohë thonin se Kodheli dhe Tahiri sikur ishin “armiq” por që fikja e RADAREVE mesa duket i paska zbuluar miqësinë! A thua të këtë marr edhe Kodheli dhuratë apo fikja e radarëve është bërë pa dijeninë e saj?!! #Imagjinoni njëherë, kushërinjtë e largët të ministrit duke “përdorur” emrin e tij thonë shfrytëzonin policët për ngarkim-shkarkim të “mallit” e ushtrinë për fikjen e RADAREVE! #Po vëllai i ministrit, a thua e ka të vështirë të përdorë këta institucione!?? P.S. Në foto, a thua po flisnin për radarët dhe rrugën që ndiqnin skafet e peshkarexhat e mbushur me mall apo për llojin e dhuratave!!?? #Hajde shtet i rilindur hajde#

Të fundit