Flash News

KRYESORE

Gazetari tregon 'sekretin' e kosovarit që mbështet Kryeministrin. A ia dha Baton Haxhiu idenë për kanabizimin e Shqipërisë?

Gazetari tregon 'sekretin' e kosovarit që mbështet

Arben Vata ka rrëfyer një episod të kahershëm në një forum të gazetarëve ballkanikë në Sarajavë, ku Kosova përfaqësohej nga Baton Haxhiu. Gazetari tregon se Haxhiu këmbëngulte se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë do të vinte nëpërmjet lejimit të kultivimit të drogës. Gazetari kosovar është një prej mbështetësve të palëkundur të Edi Ramës, dhe supozohet edhe një prej këshilltarëve të tij. Një këshillë me sa duket kryeministri ia ka zbatuar.

Postimi i plotë i Arben Vatës:

Diku mes vitit 2001-2002 isha në një forum të gazetarëve të Ballkanit që u mbajt në Sarajevë. Përfaqësues të gazetarëve të Kosovës ishin Baton Haxhiu dhe dy gazetarë të tjerë të njohur. Në bisedat me ta rreth qeverisjes në Shqipëri, Batoni këmbëngulte se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë do të vinte nëpërmjet lejimit të kultivimit të drogës. Sot Batoni është një nga këshilltarët kryesorë të qeverisë në Shqipëri, ndërsa Shqipëria është kthyer në një vend ku mbillet kanabis në çdo pëllëmbë. Por Shqipëria nuk është një vend me ekonomi të shëndetshme. Të pasur janë vetëm kriminelët, qeveritarët dhe këshilltarët e tyre.

Të fundit