Flash News

KRYESORE

Gazetari tregon të vërtetën për SPAK: Nuk do ta nisë punën me politikanët

Gazetari tregon të vërtetën për SPAK: Nuk do ta nisë

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) nuk do ta nisë punën nga politikanët. Gazetari Erl Murati tha se si fillim, SPAK do të luftojë krimin e organizuar, ndërsa janë 170 dosje që do të transferohen nga Krimet e Rënda në këtë strukturë të re.

“Uroj që këto institucione të jenë produktive, por nga të dhënat që kemi puna e tyre nuk do shkojë direkt te krerët e politikës, te kryetarët e partive, ministra, ish-ministra, ish-kryeministra. Akoma nuk flasim dot për “peshq të mëdhenj”. Uroj që institucionet e reja ta nisin nga politikanët këtë punë, por ky proces nuk mund të ndodhë menjëherë.

Është krijuar ideja sikur SPAK do shkojë direkt te politikanët, por janë rreth 170 dosje te Krimet e Rënda, që do transferohen te SPAK.”, tha Murati në News 24.

Të fundit